• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Boksoi për kampion bote/ Sot emër i njohur i krimit, dikur Fatjon Murati garonte në ring përkrah Luan Krasniqit e Nuri Seferit

by Java News
13/03/2023 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatjon Murati dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit të regjistruar mbrëmjen e djeshme në lokalin e tij në “Don Bosko”, ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit Mimoza Paja 58 vjeç, si dhe u plagosën pesë persona të tjerë mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare.

Dyshohet se atentati ka qenë si pasojë e një hakmarrje mes grupeve kriminale. Pak kohë më parë Fatjon Murati, u arrestua pas shpalljes në kërkim për një baze armësh të zbuluar në Tiranë, teksa në makinë u kap së bashku me Indrit Doklen dhe kunatin e këtij të fundit Gentjan Reçin.

Por, ai u lirua sërish dhe ditën e djeshme kishte thyer masën “arrest shtëpie”, pasi nuk ndodhej as në banesën e tij dhe dyshohet se ndodhet jashtë shtetit.

Po kush është Murati? Në botën e sportit e njohin mirë djaloshin nga Kukësi. Ai ka qenë boksier profesionist. Madje ka garuar për titullin kampion bote në Federatën IBF Junior kundër Francesco Versaçit.

Asokohe ai jetonte në Gjermani dhe në atë përballje do të shkonte pa asnjë humbje. Murati ka nisur karrierën si boksier profesionist në vitin 2008 në Mynih të Gjermanisë. Fillimet e veta i ka pasur në Shqipëri, ku kishte rënë në sy për talentin e tij në këtë sport. Pas Luan Krasniqit dhe Nuri Seferit, Murati ishte boksieri i tretë shqiptar që ndeshej për një titull aq të rëndësishëm.

Karrierën e tij në këtë sport nuk e vijoi për shumë vite. Ndërkohë në vendin tonë u përmend vitin e shkuar në atentantin mafioz të ndodhur në mbikalimin e Fushë Krujës ku mbetën të vrarë 3 persona. Prokuroria dhe Gjykata nuk arritën të provonin fajin e ish boksierit, megjithatë ai u ndalua për armëmbajtje pa leje, ku vuante dhe masën e sigurisë arrest shtëpie./m.j

Next Post
Enver Hoxha sipas “New York Times”: Nga mësues i frëngjishtes në shitës cigaresh, si e arrestuan para se të shpallej ‘gjeneral’

Enver Hoxha sipas "New York Times": Nga mësues i frëngjishtes në shitës cigaresh, si e arrestuan para se të shpallej ‘gjeneral’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjeçarja humbi jetën brenda pak orësh nga Meningjiti, 100 persona nën hetim epidemiologjik

Ndërrimi i viteve, Urgjenca: Jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë shëndetësore

December 31, 2025
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

“Masë parandaluese për forcimin e sistemit”, FMN: Bankat të ndërtojnë rezerva shtesë kapitali

December 31, 2025
Bllokohet prej dy ditësh aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi për festat e Vitit të Ri

Bllokohet prej dy ditësh aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi për festat e Vitit të Ri

December 31, 2025
Mesazhi i Berishës për 2026-ën: Shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

Mesazhi i Berishës për 2026-ën: Shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

December 31, 2025
Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

December 31, 2025
Rikthimi i reformës zgjedhore, ambasada e SHBA: Takimet tona nuk janë ndërmjetësim

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Partneriteti ynë vijon të forcohet!

December 31, 2025
82 vite nga “Lahuta e Malcis”, përkujtohet vepra e Fishtës

85 vite pas vdekjes, “shqiptarët ende nuk e njohin si duhet At Gjergj Fishtën”

December 31, 2025
Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

December 31, 2025
FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

December 31, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunë ndaj gruas, nënës, vëllait apo kunatës. E pësojnë tre persona në Elbasan

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com