Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi gjatë takimeve në zonën e Sanatoriumit, theksoi se kryqytetit i mungon infrastruktura për kalimtarët.
Në fjalën e tij Bojaxhi u shpreh se deri më sot vizioni për zhvillimin e qytetit ka qënë ai i një fjetine pa asnjë konsideratë për sigurinë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
Sipas tij, ky vizion primitiv është i dukshëm më shumë se kudo tek infrastruktura rrugore.
“Deri më sot rrugët janë parë si infrastrukturë për lëvizjen e makinave pa menduar për këmbësorët. Sa herë që janë ndërtuar apo rindërtuar rrugë, janë sakrifikuar kalimtarët: rrugët janë zgjeruar kurse trotuaret janë ngushtuar ose zhdukur fare. Një rast i tillë tipik është ai i zonës së Sanatoriumit ku sapo janë rindërtuar disa rrugë por trotuaret janë aq të ngushta sa nuk mundësojnë as ecjen e një këmbësori”, tha ai.
Bojaxhi deklatoi se ai do t’i ndërrojë prioritetet dhe rëndësia kryesore do t’u jepet kalimtarëve.









