• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bojkoti i PD, reagon Rama: Opozita po “merr armët” kundër reformës në drejtësi

by Java News
25/04/2016 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin e parë me kryesinë e re të Partisë Soicialiste, Kryeministri Edi Rama i është referuar vendimit të PD-së për të bojkotuar kuvendin për 10 ditë, si një tjetër shenjë, që tregon se opozita gjen justifikime për të bllokuar reformën në drejtësi.

“Sot marr një tjetër fakt, në zinxhirin e fakteve që e bjënë të qartë mungesën e PD për të bërë reformën në drejtësi në kohën e duhur dhe në të gjithë thellësinë e nevojshme. Masën e drejtë të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë brenda mundësive isntitucionale dhe brenda rregullores, për të mos lejuar atë që bëri thirrje për marrjen e armëve, PD i është përgjigjur me bojkot për 10 ditë, pra me solidaritet të plotë… merrni armët që të mbrohemi nga reforma në drejtësi. Nga ana tjetër e gjithë përpjekja për të kriminalizuar qeverisjen, çdo përpjekje, çdo reformë, çdo gjë që qeveria bën apo ndërton, i është shtuar edhe nevoja e brendhsme, gjithmonë edhe më therëse për të penguar reformën në drejtësi, prandaj edhe intensiteti rritet gjatë gjithë ditës.”- theksoi Kryeministri.

Kryeministri falenderoi përfaqësuesit e rinj të kryesisë së re të PS, dorëheqjen e Namik Dokles, si dhe shtoi se ka ardhur koha që puna drejt reformave të hecë përpara. Rama theksoi se në muajt në vijim pritet të nisë dhe reforma e ujit.

“E falenderoj asamblenë për mbështetjen, falenderoj me mirënjohje për gjithcka që ka dhënë si anëtar i kryesisë si dhe me gjestin e tij kuptimplotë, shokun tonë Namik Dokle. E falenderoj për mbështjetjen që kam gjetur tek ai në momente të vështira. I uroj të gjithë anëtarëve të jenë në lartësinë e përgjegjësisë më të madhe në forumin më të lartë të Partisë. Puna e kryesisë do të fillojë zyrtarisht javën e ardhshme….

Kemi hapur gjatë këtij mandati kantierin më të madh të reformave. Reformën e hartës territoriale, reformën e pronës me zgjidhjen pas një cerek shekulli të problemit të pronës, reformë në regjimin fiskal, shumë të dhimbshëm por të domosdoshëm për të vendosur ekonominë në shina. Reforma e sistemit energjitik në një përpjekje të gjithëanshme, për të kaluar nga një sistem i falimentuar në një sistem që i krijon kushtet për të prodhuar mirëqënie… reforma e pensioneve, duke e vendosur sistemin mbi themele që garantojnë vijimësinë e tij… reforma e ndihmës sociale, duke pastruar skemën nga korruposioni… reformë të sistemit arsimor, të shëndetësisë, të forcave të policisë…. Përgatitemi për të filluar reformën tjetër të madhe, atë të ujit, e cila do të jetë e vështirë por e domosdoshme. Të gjitha këto reforma janë të lidhur pazgjidhmërisht me reformën në drejtësi.”- tha Rama.

Next Post

Bild: Mats Hummels rikthehet te Bayern për 30 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In