• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bojkoti/ Deputetëve të opozitës me 23 janar u digjen mandatet, 8 parlamentarët që shpëtojnë

by Java News
04/12/2018 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Data 23 janar 2019 shënon afatin e fundit për vlefshmërinë e mandateve të përfaqësimit të Partisë Demokratike në Parlament. Nëse deputetët e Partisë Demokratike nuk shfaqen deri në 23 janar në Kuvend, pas kësaj date, ata humbasin mandatet. Partia më e madhe në opozitë ka nisur bojkotin e Kuvendit që në datën 23 korrik të këtij viti.

Në seancën plenare të 23 korrikut, e cila ishte e fundit për sesionin e kaluar parlamentar, nuk figuron që të ketë marrë pjesë asnjë deputet i PD, duke shënuar kësisoj fillimin e bojkotit. Por, në këtë seancë, ndryshe nga PD, kanë marrë pjesë deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndonëse më pas u larguan nga salla pas thirrjes së deputetit Luan Rama për konsensus për ligjet e reformës në drejtësi. Nga data 23 korrik deri në 3 shtator nuk është zhvilluar asnjë veprimtari parlamentare, për të shënuar fillimin bojkotit të deputetëve të LSI. Për rrjedhojë, deputetët e LSI kanë fituar 40 ditë kohë.

Ndërkaq, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka deklaruar se nuk do të ketë kthim në një Kuvend, sipas tij, i lidhur me krimin. “Nuk ka për të patur asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi. Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë, ndaj u bëjmë thirrje të gjithëve, edhe atyre që bëjnë sikur nuk dëgjojnë se: Kthim në parlamentin e lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët”, tha Basha. Kreu i PD ka lënë të kuptohet se kushti i vetëm për rikthimin në Kuvend është Vetingu në politikë. Por fati i draftit të PD për Vetingun në politikë do të përcaktohet nga përgjigja e Komisionit të Venecias. Për rrjedhojë, publikimi i opinionit të Komisionit të Venecias mund të shënojë edhe fundin e bojkotit të opozitës.

Deputetët që shpëtojnë
Jo të gjithë deputetët e opozitës humbasin mandatin në datën 23 janar 2019. Katër deputetë të Partisë Demokratike rezultojnë se kanë marrë pjesë në datën 3 shtator 2018 në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend. Ata janë kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Albana Vokshi. Për shkak të pjesëmarrjes në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mandatet e tyre digjen në fillim të muajit shkurt, gjithnjë nëse nuk i japin fund bojkotit. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili. Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e ka shpëtuar mandatin e tij edhe për 6 muaji të tjerë, pasi është shfaqur në datën 27 nëntor 2018 në Komisionin për Politikën e Jashtme, në Kuvendin e Shqipërisë. Mandatet i kanë shpëtuar edhe dy deputetë të LSI, Edmond Haxhinasto dhe Edmond Panariti, të cilës janë shfaqur gjithashtu në Komisionin për Politikën e Jashtme, në datën 27 nëntor.

Llogaritja
Shkronja ‘a’ e pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës parashikon që mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Sipas përllogaritjeve, ky afat plotësohet në datën 23 janar, gjithnjë nëse opozita nuk do t’i japë fund bojkotit. Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, u shpreh në fund të javës që kaloi në Report Tv, se në afatin 6 mujor llogaritet edhe periudha kur Parlamenti është pushim. “Opozitës po i afrohemi 6 mujorit i cili sipas kuadrit ligjor në fuqi, referuar kushteve të ndërprerjes së mandatit, jemi tamam në kohën kur po i afrohemi. Nuk mund të veprohet ndryshe veçse të ndërpritet mandati nëse nuk merr pjesë në seancë ose komisionet parlamentare. Numërohet 6 muaj me të shtunat dhe të dielat, përfshirë edhe ditët e pushimit”, tha Kume./shqiptarja.com/a.meta

Deputetët që shpëtojnë

Edi Paloka
Edmond Spaho
Fatmir Mediu
Albana Vokshi
Tritan Shehu
Edmond Haxhinasto
Edmond Panariti
Petrit Vasili

Next Post

Ervis Martinaj rrezikohet edhe nga dëshmitari që futi në burg Shullazin? Ja akuza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In