Kryeminstri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në “Instastory” lidhur me protestën e sotme të opozitës së bashkuar.
Ndërsa ndan një foto të momentit kur protestuesit spërtakën me bojë të zezë ministrinë e brendshme.
“Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë”, shkruan Rama mbi foto.
Kryeminstri ishte i pranishëm sot në seancën në Kuvend, ku po diskutohej për Vetingun në Polici, po nuk kërkoi të mbante asnjë fjalim.
Protestuesit ndalën sot marshimin edhe para ministrisë së brendshme. Në shenjë proteste, një pjesë e tyre spërkati me bojë muret e ministrisë së brendshme.
g.kosovari