• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bojaxhiu futet në garë për Këshillin Bashkiak me Aleancën Popullore

by
09/06/2015 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Aleanca Popullore e cila në zgjedhjet e 23 qershorit ishte në koalicion me Partinë Socialiste ka bërë thirrje që në Tiranë votuesit e saj të mbështesin kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi.

Kreu i AP, Artur Dojaka ka thënë se Bojaxhi premton shumë për Tiranën dhe për këtë arsye do të ketë edhe mbështetjen e plotë të AP-­së.

Partia Aleanca Popullore në këto zgjedhje garon e vetme në të gjithë vendin ku në disa bashki ka dhe kandidatët e saj për kryebashkiak.

Pjesë nga Intervista

Fushatë po bën dhe Aleanca Popullore për të mbështetur kandidatët e pavarur. Përse?

Këto janë zgjedhje vendore, pra në interes të drejtpërdrejtë të menaxhimit vendor të halleve të qytetarëve. Nuk i shpëtuan dot politizimit gjithsesi. Ne qeverisemi pak a shumë nga të njëjtët faktorë politikë, të njëjtët politikanë prej 25 vitesh. Secili prej nesh mund t’i bëjë një pyetje vetes: Për këtë situatë ku ndodhemi sot, kush e ka meritën? Nuk po them kush është fajtor. Pyes për meritë të kujt jemi?! Merita u takon politikanëve të këtyre 25 viteve pra politikanëve të sotëm të partive të mëdha dhe të partive që u janë bashkëngjitur në dështim. Ndaj ne morëm një vendim. Ishim shumë të qartë për këtë që në fillim të këtij viti. Ne vendosëm të mbështesim iniciativat e pavarura, edhe si një përpjekje për të dhënë mesazhin e depolitizimit sadopak të zgjedhjeve vendore. Në rang republike, ka disa kandidatë, të cilët garojnë si të pavarur, dhe disa të tjerë të cilët kanë zgjedhur Aleancën Popullore për të garuar. E tillë është situata edhe në Tiranë.

Në fakt në Tiranë ndryshe nga bashkitë e tjera, janë disa kandidatë të pavarur. Ju keni zgjedhur të mbështesni vetëm z. Bojaxhi?

Unë do të thosha që në Tiranë është vetëm një kandidat i pavarur, në njohurinë time sepse të gjithë kandidatët e tjerë janë kandidatë përfaqësues të partive politike, parti të njohura ose më pak të njohura. Kandidati i vetëm i pavarur është z. Gjergj Bojaxhi për të cilin ne japim mbështetjen tonë të plotë. Gjergji jo vetëm është i pavarur, gjë që e ka treguar bindshëm në karrierën e tij administrative, por është edhe një kandidat i cili premton shumë për Tiranën, premton një qasje tjetër inovative ndaj problemeve që kanë sot banorët e kryeqytetit.

Dojaka, është një ndarje përfundimtare kjo me koalicionin e majtë fakti që ju në këto zgjedhje nuk ishit pjesë për të mbështetur kandidatët e saj?

Ne ishim pjesë e ndryshimit në vitin 2013 dhe jemi shumë të kënaqur që ishin pjesë e ndryshimit në 2013­n. U bëmë pjesë me dëshirën dhe vullnetin për të sjellë ndryshim në mbarë vendin. Do të thosha që deri në vitin 2017, ne jemi pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Për arsye se ne jemi pjesë themeluese e atij koalicioni dhe për më shumë akoma, jemi ndër partitë e para të renditura fituese në atë koalicion. Jemi renditur të pestët, në një listë prej 38 partish. Në zgjedhjet lokale vendosëm të japim mesazhin që disa gjëra nuk po shkojnë siç duhet në këto dy vjet qeverisje. Siçt thashë, ne jemi pikë së pari për depolitizimin e zgjedhjeve vendore. Qeveria nuk ka arritur t’i përmbushë në nivelin që dikton vota e 23 qershorit, pritshmëritë e qytetarëve. Gjykojmë se do të ishte e udhës që të fokusohej kryesisht në qeverisjen qendrore dhe të lejë më të lirë hapësirën e administrimit në qeverisjen vendore. Sepse me keqardhje shikojmë që po ndodh e kundërta. Si Aleancë Popullore ne duam të vazhdojmë të jemi në krahun e qytetarëve. Ashtu si edhe në 2013­n, gjendemi në krahun e të zemëruarve, e të zhgënjyerve. Eshtë një zemëratë e drejtë e atyre që shpresuan që pas 2013­s do të kishte një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt. Gjë e cila për hir të së vërtetës nuk ka ndodhur. Janë akoma 2 vjet përpara. Presim dhe shpresojmë që mazhorancs t’u rikthehet edhe njëherë t’i analizojë premtimet që ka bërë.    

 

 

 

Next Post

KQZ çregjistron kandidatin e PD në Këlcyrë Gentian Muhameti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In