Kandidati i Pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi foli sot për hapësirat publike brenda lagjeve. Ai u shpreh se të gjitha hapësirat e lagjeve në Tiranë janë zënë ose nga ndërtimet ose nga makinat. Qyteti ka humbur sheshet që kishte më parë përfshi lulishtet apo këndet e lojrave. Tirana është një vendparkim gjigand pa asnjë mjedis tjetër.
Bojaxhi tha se “problemi i parkimit nuk ka qenë asnjëherë në vëmendjen e kryetarëve politikë të Bashkisë së Tiranës. Ata kanë qenë të interesuar vetëm për lejet e ndërtimit dhe favoret fitimiprurëse ndaj ndërtuesve. Një nga favoret e mëdha që u është bërë ndërtuesve është që shumica e pallateve janë lejuar të ndërtohen pa parkime nëntokësore.”
Kandidati i pavarur u angazhua të shndërrojmë sheshet e lagjeve nga vendparkime ku njerëzit kalojnë më vështirësi, në lulishte dhe parqe të vogla.
“Çdo lagje duhet të ketë një kënd të gjelbëruar për fëmijët , të moshuarit apo të rinjtë” – tha Bojaxhi.
Ai premtoi një plan konkret për zgjidhjen e problemit të parkimeve.









