• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bojaxhi: ‘Padrinot e Rilindjes’ të pashqetësuar përballë opozitës së dhjamur

by A R
01/02/2017 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lidhur me akuzat pas shkarkimit të ish-ministrit të drejtësisë Ylli Manjani, Gjergj Bojaxhi, anëtar themelues i Sfida për Shqipërinë, thotë se po vërtetohet shprehja se në Shqipëri çudia më e madhe tre ditë zgjat. Pazaret politiko-korruptive po diskutohen tashmë përpara të gjithëve si të ishin normale, thotë ai.
“Nëse do të kishim një shtet të së drejtës, deklaratat akuzuese të ministrit të shkarkuar do të mjaftonin jo vetëm për të rrëzuar këtë qeveri,  por për të fshinte një herë e mirë nga jeta politike padrinot e koalicionit politik të turpit,” shprehet Bojaxhi në një deklaratë.
Bojaxhi beson se situata e krijuar ka bërë të qartë se PS dhe LSI janë dy anë të njëjtës monedhë, koalicionit të pazareve që po shkërmoqet nga lufta brenda llojit për plaçkë e privilegje. Ata janë krejtësisht të pashqetësuar nga opozita e dhjamur që përkundet në gjumin e thellë me ëndrra për pushtet, thotë Bojaxhi.
“Padrinot e “Rilindjes”, mund të blejnë heshtjen e disa mediave, përkrahjen e krimit, letargjinë e opozitës, por nuk do t’i bëjnë dot ballë SFIDËS qytetare. Jemi të vendosur të hyjmë në këto zgjedhje jashtë çdo koalicioni me partitë e mëdha, të bindur për një zgjidhje politike jo nga pushtetarët, por nga qytetarët,” shkruan anëtari i kryesisë së Sfida për Shqipërinë.
Bojaxhi e dënon ashpër situatën politike në të cilën ndodhet vendi, ku thotë se partitë vazhdojnë të ndjekin interesat vetjake drejt pasurimit ndërsa populli po shkon drejt varfërisë ekstreme.
“Është e paimagjinueshme që partitë tona të diskutojnë kaq shumë mbi ekonominë, reformat prioritare apo problemet që shqetësojnë vendin. Por ajo që dëgjojmë janë llogaritjet e tyre për interesat vetjake.”
Shkarkimi i ministrit dhe akuzat e tij janë një tjetër këmbanë alarmi dhe këtë herë do të ketë veprim sepse e degjuam fort dhe qartë, përfundon deklarata e Bojaxhi. /a.m.
Next Post
Merr fund lidhja 13-vjeçare e Zajminës, shkak xhelozia

FOTO/ Zajmina e zhveshur në shtrat, kush ndodhet poshtë çarçafit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In