• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bojaxhi: Kosova dhe Veliaj fushata miliona euro, shkak për keqqeverisje

by
10/06/2015 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi u fokusua tek financimet e partive, si një nga shkaqet kryesore të keqqeverisjes, korrupsionit dhe kriminalizmit të politikës në Shqipëri. Ai tha se mënyra si financohen politikanët kushtëzon mënyrën se si ata qeverisin dhe për kë ata qeverisin.

Kandidati, Gjergj Bojaxhi u shpreh se fushata aktuale po shndërrohet në një shfaqje serioze të këtij problemi.

“Ajo është shndërruar në një aksion masiv propagande miliona eurosh. Televizionet po bombardohen me reklama, kostoja e të cilave është marramendëse; qyteti është i mbuluar në postera, flamuj dhe materiale propagandistike; zyrat elektorale kanë mbirë ngado dhe janë sot më të shumta se dyqanet e bukës” tha Bojaxhi.

Sipas Bojaxhi vlerësimet e ekspertëve tanë dëshmojnë se fushata e Veliaj deri tani ka arritur të paktën 2 milionë euro dhe mund të kalojë 3 milionë euro në fund të fushatës.

“Ai aktualisht shpenzon të paktën 50 mijë euro në ditë dhe shprehet se shqetësimi i tij kryesor janë nevojat e qytetarëve. Ajo që quajnë “dëgjesë” me popullin e Veliaj është një sipërmarrje e jashtëzakonshme teatrale që përfshin podium, ekrane elektronike, regji moderne, transmetim direkt televiziv, teknologjinë më të avancuar të ndriçimit dhe të zërit. Çdo “dëgjesë” me popullin e Veliaj kushton 3 mijë deri në 5 mijë euro. Fushata e Zotit Kosova, edhe pse disi më e varfër, është po ashtu e shtrenjtë. Edhe ajo do të kalojë 1 milion euro shpenzime.” u shpreh Bojaxhi

Kandidati i pavarur ngriti alarmin se paratë për financimin e fushatës janë dhënë më së shumti në shkelje të ligjit i cili i kufizon dhurimet e çdokujt në 10 milionë lekë. Këto para janë dhënë kryesisht për t’u shkëmbyer me favore në të ardhmen.

“Një gjë është e sigurtë: një kryetar bashkie i ardhur në pushtet me borxhe miliona euroshe ndaj bizneseve dhe individëve është i detyruar t’ua kthejë atyre borxhin disa-fish në favore dhe privilegje në kurriz të interesit publik. Ai theksoi se financimi i kësaj fushate është treguesi më i qartë se nëse votohen përfaqësuesit e partive të mëdha, qeverisja e Tiranës do të vazhdojë të jetë klienteliste dhe e korruptuar.” tha ai

Një ditë më parë Gjergj Bojaxhi kërkoi publikisht që të gjithë kandidatët të përballen në një debat para qytetarëve në shërbim të demokracisë dhe jo të fshihen pas emisioneve me pyetje të parapërgatitura.

Shpenzimet_Infographics

Next Post

Iphone do mbajë shënim kur keni bërë seks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In