Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ka reaguar pas deklaratave të kanddidtit të majtë, Erion Veliaj lidhur me betonizimin e Tiranës.
Sipas Bojaxhi, Veliaj ka gënjyer publikisht, sepse “Gjergj Bojaxhi është i vetmi që ka denoncuar me emër dhe mbiemër, datë dhe firmë, bashkëpunimin e turpshëm të Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe kapitenit të Erjonit, Edi Ramës, për betonizimin e parkut.”, ka deklaruar për mediat Bojaxhi.
Bojaxhi shprehet se faj për masakrën që i ëshët bërë Tiranës janë Berisha-Basha-Rama, të cilët kanë bashkëpunuar për shkatërrimin e qytetit. “Të tre këta persona kanë nënshkruar masakrimin e hapësirave të gjelbërta.”, tha Bojaxhi.
Bojaxhi i hapi sfidë Veliajt kur tha se ai nuk ka guxim të denoncojë rolin e Ramës në masakrimin e gjelbërimit në Tiranë.
“Çfarë shprese mund të kenë qytetarët për Veliaj kur ai nuk guxon të denoncojë rolin e Edi Ramës në masakrimin e mushkërive të gjelbërta të Tiranës. Çfarë shprese mund të kenë qytetarët e Tiranës për Veliaj kur ai i betohet për besnikëri dhe vazhdimësi të pakushtëzuar ish-kryebashkiakut Rama që e ktheu Tiranën në pyll betoni në bashkëpunim me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
Rasti i Veliajt dëshmon se lufta mes PD-se dhe PS-së është vetëm një teatër i pacipë, ndërkohë që të dy partitë bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe me bizneset e tyre klienteliste në kurriz të qytetit.
Veliaj, është gjithashtu një shembull i atyre të rinjve që në vend që të përpiqen për ndryshimin e politikës përmes vlerave të vërteta, bëhen vegla të sistemit të korrupsionit të dy partive kryesore dhe bizneseve te tyre”, thueht ne reagimin e zyres se shtypit te kandidatit te pavarur.”, u shpreh Bojaxhi.









