A është e vonuar nisja e fushatës për 14 majin nga ana e PD-së?
“Është shumë e vonuar, jo e vonuar”, kështu u shpreh Gerti Bogdani, në një intervistë për Ora News.
Sakaq ai vuri në dukje që PS është në terren nga shtatori me strukturat e saj dhe sipas Bogdanit “Ky është një handikap i madh që reflektohet pastaj ditën e votimit dhe shpalljes së rezultatit”.
Gerti Bogdani: Është shumë e vonuar, jo e vonuar. Qoftë po ta marrësh dhe nga procesi i primareve në vetvete kemi pothuajse një muaj kohë 4 dhjetor-4 janar ku duket qartë që në shumë qytete të Shqipërisë- ka disa kandidat në disa bashki që kanë filluar nga puna- por në qytetet kryesore dhe në pjesën më të madhe të tyre ke 1 muaj kohë të humbur kotë.
E kuptoj se kanë qenë festat e fundvitit, Krishtlindje e të gjitha me radhë po kjo nuk të pengon të fillosh punën dhe organizimin për fushatë dhe nga ana tjetër ajo që thoni ju një forcë që është në qeveri, që i ka të gjitha pushtetet dhe prej 2 muajsh është në fushatë ata kanë që prej muajit shtator që janë në terren me strukturën organizative të PS. Ky është një handikap i madh që reflektohet pastaj ditën e votimit dhe shpalljes së rezultatit.
/s.f