• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bogdani deklaroi se vrasja e Gramshit ndodhi për drogën, familjarët: Do e padisim, ja e vërteta

by A R
22/09/2016 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Llallë të Gramshit ku 29-vjeçari Ardian Mesiti u qëllua tre herë me thikë e për pasojë gjeti vdekjen. Policia i ka vënë prangat shtetasit Arlind Llalla i cili thuhet se ka kryer vrasjen.

Për këtë ngjarje nuk vonoi të reagonte menjëherë deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani i cili u shpreh se vrasja në Gramsh ishte kryer për motive droge e për pasojë akuzoi edhe ministrin Tahiri se ky i fundit po fshihte ngjarjen.

Mirëpo familjarët e të ndjerit i kanë bërë me dije Lexo.al se ngjarja ka ndodhur për motive krejt të tjera duke treguar ngjarjen e plotë.

Familjarët dëshmojnë se i ndjeri Ardian Mesiti punonte prej dy vitesh në një pikë karburanti e cila drejtohej nga daja i tij. Edhe të afërmit e zonës dëshmojnë se i ndjeri njihej si njeri shumë i qetë e që nuk ishte konfliktuar asnjëherë me asnjë person.

Mesnatën e 20 shtatorit teksa kthehej nga puna Ardiani ka hasur në një lokal Arlind Llallën aty pas disa minutash debat ka ndodhur një përleshje mes të dyve.

Shkak i kësaj zënke ka qenë një ngjarje e ndodhur dy ditë para se të ndodhte konflikti. Familjarët e të ndjerit bëjnë me dije se agresori Arlind Llalla u ka dalë me një armë të tipit kallashnikov motrës së Ardianit, Gentiola Mesitit si edhe vajzës së xhaxhait të saj Erestina Mesiti duke i kërcënuar për përdhunim. E terrorizuar, e motra vë në dijeni Ardian Mesitin, ky i fundit më pas debatoi me agresorin Arlind Llalla. Gjatë konfliktit Ardiani e godet Arlindin, ky i fundit largohet, thonë familjarët.

Ardian Mesiti niset menjëherë për në fshatin Llallë për t’u sqaruar me të atin e Arlind Llallës duke dashur ti tregojë gjithë historinë. Gjatë rrugës për në fshat Ardianit i është bërë pritë nga Arlind Llalla, Xhuljan Kokomeci dhe Orges Kokomeci. Njëri prej agresorëve e ka qëlluar tre herë me thikë Ardianin e për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen. Familjarët e të ndjerit shprehen se dyshojnë që vrasjen ta ketë kryer Orgest Kokomeci dhe jo Arlind Llalla, megjithëse ky i fundit ka pranuar se e ka kryer ai krimin. Orgest Kokomeci është lënë i lirë.

Familjarët e të ndjerit bëjnë me dije për Lexo.al gjithashtu, se këtë çështje do e ndjekin deri në fund.

Madje do ngrenë edhe një padi ndaj deputetit Gerti Bogdani për deklaratë të gënjeshtërt.

Në familjen Mesiti prej ditës së djeshme janë hapur dyert e mortit, përveç ngjarjes që i ka tronditur, tashmë u duhet edhe të dëgjojnë deklarata të rrejshme të cilat nuk kanë asgjë të vërtetë përveçëse përfitimin e kapitalit politik./a.m.

Next Post
Lewandowski trondit Bayern Munich-un

Lewandowski trondit Bayern Munich-un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In