• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bode: Mungojnë 100 milionë dollarë nga taksat e rritura

by A R
04/12/2015 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se buxheti nuk u përgjigjet pritshmërive të qindra mijëra familjeve shqiptare që lidhen me politikat e qeverisë për pagat, pensionet apo shërbimet, apo atyre familjeve që kanë biznese e që lidhen me oreksin e kësaj qeverie. Duke renditur disa nga ato që deputeti i djathtë i konsideroi rekode negative, si programimin më të ulët të të ardhurave me rreth 400 milionë dollarë apo rritjen e borxhit me 12 pikë përqindje, Bode tha se kjo qeveri ka dështuar në mbledhjen e taksave të rritura.

“Janë programuar 400 milionë dollarë më pak në krahasim me një vit më parë, teksa taksat janë rritur për dy vite me radhë”, deklaroi Bode. Sipas tij, efekti nga rritja e taksave për dy vite me radhë është rreth 430 milionë dollarë, ndërsa të ardhurat janë 330 milionë dollarë më të larta se në 2013-ën. “Mungojnë 100 milionë dollarë në buxhet nga taksat e rritura”, tha ai.

Kjo, sipas tij, vjen për shkak të evazionit e kontrabandës së lartë në dogana si dhe mos zbatimit të taksave për bizneset e lidhura me pushtetin, përndryshe vijoi, Bode nëse ballafaqojmë shifrat ekonomia nuk u rrit sic pretendohet me 2.7 5 por u ul me 5 %.

Bode po ashtu akuzoi qeverinë se me pretendimin se po shlyen borxhet e prapambetura që i ka deklaruar 726 milionë dollarë e që në fakt vetëm 500 milionë dollarë janë çertifikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka rritur borxhin nga 61.9 % te PBB-se, në fund të vitit 2013 në 74 % te PBB-se, në fund të muajit të shkuar.  “Vetëm nga Banka Botërore e FMN-ja ka marrë 500 milionë dollarë për të mos folur për daljet në tregjet ndërkombëtare financiare apo tregun e brendshëm”, tha Bode.

Bode, referuar rënies së çmimit të naftës në bursa, sqaroi se pagesa e importuesve bëhet me lekë dhe se dollari është rritur nga 106 në 128 lekë. “Shqiptarët këtu i paguajnë importuesit në lekë dhe dollari nga 106 lekë është 128 lekë. Janë rreth 20 e ca lekë për litër që duhet t’i kishim marrë më shumë, po ku i kanë dhe nuk i bëjën hesapet me leke, me tregun me çmime më të larta të karburantit në të gjithë rajonin”, tha Bode.

Sipas tij, mospagesa e TVSH-së për HEC-et private është faktor për mosrealizimin e parashikimit të qeverisë, për të cilën kryeministri Rama tha se ka rënie të importit të energjisë. “TVSH e energjisë elektrike llogaritet dhe paguhet mbi bazën e çmimit përfundimtar që ka te qytetari dhe nuk ka rëndësi nëse vjen te importi. Me këtë zbuluan faktin se nuk kishin paguar TVSH e të gjithë HEC private që prodhojnë energji, që në procesin e pagimit të taksave do të rimbursohen në pjesën e rimbursueshme. Të gjitha janë thjesht apologji për të fshehur evazionin e madh që ka në sistemin e doganave”, tha Bode.

ATSH

 

Next Post

Gallatë në FIFA, drejtuesin post-Blatter e zë gjumi në konferencë shtypi (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In