Boçi: Në Berat një i dënuar për korrupsion, drejtor shkolle
Partia Demokratike ka denoncuar emërimin e një të dënuari për korrupsion, drejtor në shkollën profesionale në Berat “Kristo Isak”.
Deputeti demokrat Luciano Boçi paraqiti dhe vendimin e gjykatës, sipas të cilit Armelin Çili është i dënuar në vitin 2011 me 12 muaj burg për korrupsion. Boçi sqaroi se ky vendim është dhënë pasi Çili abuzonte me ndihmën ekonomike.
Deputeti Boçi tha se dita e parë e këtij viti të ri shkollor nuk mund të kalojë vetëm me një urim për sukses, ndaj vuri theksin tek largimet nga puna të stafeve pedagogjike dhe emërimin sipas tij të militantëve partiakë. Kete 1 shtator, – tha Boci, – qindra mesues e kane gjetur veten te pushuar ose te tranferuar.
Redaksia Java News/f.g









