• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Boçi dorëzon ‘provat’ në Prokurori: S’i kam kërkuar favore seksuale askujt

by Java News
05/11/2016 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guximtar Boçi, ish-kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, i dyshuar si i përfshirë në një skandal seksual, rrëfeu dje versionin e tij të ngjarjes në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Për gati 90 minuta, gjyqtari Boçi, aktualisht i pezulluar nga Këshilli i Lartë i Drejtë- sisë, dha shpjegime para prokurorëve që po e hetojnë për “korrupsion pasiv”.

Hetimi ndaj Boçit nisi pas publikimit të një audio-përgjimi në programin “Stop”, ku dëgjohet duke biseduar me një qytetare, të cilës i kërkon favore seksuale në këmbim të ndihmës në një çështje gjyqë- sore. Burime pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda bënë me dije se gjatë seancës së marrjes në pyetje, Boçi ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës. Ai ka hedhur poshtë çdo pretendim të ngritur nga denoncuesja e tij, Rudina I.

Ish-kryegjyqtari i Gjirokastrës e ka konsideruar denoncimin ndaj tij si një sajesë dhe sulm që i bëhet për shkak të detyrës së tij funksionale të gjyqtarit.

“E gjithë kjo ngjarje është e sajuar. Unë nuk i kam kërkuar favore seksuale askujt dhe nuk kam ndikuar në dhënien e asnjë vendimi gjyqësor. Çdo gjë që është bërë publike, është manipulim për të më dëmtuar mua”, mësohet të jetë shprehur Boçi.

Gjyqtari i dyshuar ka pretenduar se audio-përgjimi i publikuar në media është i manipuluar dhe i pavërtetë. Sipas burimeve, ish-kryetari i gjykatës u ka dorëzuar prokurorëve disa vendime të Gjykatës së Gjirokastrës për pushimin e një sërë padish, që kishin si palë paditëse 38-vjeçaren Rudina I., e njëjta që e denoncoi atë për kërkesa me natyrë seksuale.

Gjyqtari që po hetohet në gjendje të lirë ka shprehur gatishmëri për t’u ballafaquar me denoncuesen e tij dhe po ashtu edhe me gjyqtaren e Gjirokastrës, Blerta Çibuku. Gjatë pyetjes në Prokurori për llogari të të njëjtit hetim, kjo e fundit pranoi se ish-kryetari i kishte kërkuar të shikonte me përparësi padinë e 38- vjeçares.

SHKARKIMI

Guximtar Boçi u shkarkua nga detyra e kryetarit të Gjirokastrës gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të KLD-së, të mbajtur më 28 tetor. Në të njëjtën mbledhje, anëtarët e Këshillit vendosën edhe pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit deri në marrjen e vendimit gjyqësor të formës së prerë për çështjen penale të ngritur në ngarkim të tij.

Audio-përgjimi që bëri objekt të një procedimi penal gjyqtarin Boçi mendohet të jetë realizuar në vitin 2015, kohë kur Gjykata e Gjirokastrës po shqyrtonte një padi pronësie, në të cilën ishte palë edhe Rudina I. Sipas thënieve të 38- vjeçares në Prokurori, gjyqtari Boçi i kërkoi favore seksuale në këmbim të ndikimit te gjyqtarja Çibuku, gjyqtare e çështjes për një vendim në të mirë të saj.

ma.me

Next Post
Rusia do Donald Trumpin si president të SHBA

Rusia do Donald Trumpin si president të SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In