Bob Dylan habiti shumë njerëz anëembanë botës, duke fituar në mënyrë surprizuese çmimin Nobel për letërsinë.
Pas publikimit të vendimit nga akademia suedeze që jep këtë çmim prestigjioz, ai nuk u bë i gjallë për ditë me radhë, duke injoruar rëndësinë që mbart ky çmim që u jepet personaliteteve për arritje në fusha të ndryshme.
Rashmë, Dylan habit sërish duke injoruar akademinë e Nobelit.
Ai ka dërguar një letër ku i informon se nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çmimit. Ai shkruan në letër se e ka të pamundur për shkak të impenjimeve të tjera, duke shtuar se ndihet i nderuar nga ky çmim./a.m.