• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Boateng prezantohet te Barça: Isha gati të vija në këmbë…

by A R
22/01/2019 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kevin Prince-Boateng (31 vjeç) tregoi se ka mundësi për ta ndihmuar skuadrën e tij të re, Barcelonën, edhe pse e pranon se nuk do të jetë titullar. Ai filloi të thoshte, pa pyetur askënd: “Mirëmëngjes, faleminderit të gjithëve! Eshtë ditë e pabesueshme në jetën time, është një nder i madh të jem këtu dhe dua të fitoj gjithçka”. 

Më vonë doli në konferencë për shtyp, ku u pyet për videon, në të cilën e deklaron veten si një ndjekës të Real Madridit dhe Cristiano Ronaldos. Përgjigjia ishte kjo: “Unë jam një lojtar i Barçës, Messi është më i miri në botë në historinë e këtij sporti. Ai ka qenë më i miri edhe në dhjetë vitet e fundit, është kënaqësi që do ta shoh nga afër, duke u stërvitur dhe luajtur”.

I pyetur për rolin e tij në klubin katalanas, lojtari në fjalë nënvizoi: “Tani për tani nuk di asgjë, nuk kam folur ende me trajnerin. Jam këtu për një përvojë të paharrueshme dhe për ta ndihmuar skuadrën në përmbushjen e objektivave. Jam krenar që do të luaj së bashku me lojtarin më të mirë në botë. Ky është një nder për mua. 

Falë Zotit, është një dhuratë për të luajtur pranë tij. Mezi po pres për ta parë Messin se si luan. Në moshën time dhe me përvojën që kam, mund të luaj si “9”. Këtë mundësi do ta marr si sfidë për të provuar se mund të qëndroj edhe një vit më shumë te Barcelona.

Dua të luaj sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo varet nga trajneri. Unë jam shumë i lumtur që jam kthyer në Spanjë, e cila është si shtëpia ime, ku luhet futbolli më i bukur. Mendoja se ishte e vështirë për t’u kthyer këtu dhe për të luajtur me një ekip si Barcelona, të jem realist, por kur ëndrra realizohet, e ke për detyrë të jetosh realitetin”. 

Vetë lojtari pranoi se ka mbetur i befasuar kur mori ftesën nga Barcelona: “Kur dëgjova lajmin, kam folur menjëherë me agjentin tim. Kur më tha se më kërkonte Barcelona, i thashë se jam gati të shkoj në këmbë e jo me avion. Pastaj, kur gjithçka u bë zyrtar, përjetova një nder të madh. Jam shumë, shumë i lumtur për këtë mundësi”.

Kur u pyet për gjendjen e tij fizike, Kevin Prince-Boateng tha se ëhtë po aq i fortë, sa në prezantimin e tij: “Gëzoj shëndet të mirë, kam luajtur 90 minuta të shtunën, faleminderit!”

/telesport/a.rada

Next Post
Në dialog nga “pika zero”

Në dialog nga "pika zero"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In