Një 40-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Mengel, ku një automjet “BMW” me targa AA 155 KF me drejtues M.I 22 vjeç ka përplasur shtetasin me iniciale G.Z i cili po udhëtonte me biçikletë.
Edhe pse është transportuar për në Spitalin e Elbasanit, 40-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po kryen veprime hetimore.
Drejtuesi i mjetit 22-vjeçari M.I është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. /r.a