Grevistët e Zharrëzës ne Fier, disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore, i ka vizituar sot deputeti Ben Blushi. Ai i ka kerkuar banoreve te sensibilizojne Shqiperine dhe ka akuzuar Qeverine se eshte ne anen e pales qe rrezikon jeten e banoreve.
“Duhet të tregoni që gjithë populli i Zharrëzës është në një mendje, mblidhuni këtu bëni një marshim, 3 mijë veta shkoni me këmbë në Fier se gjithë Shqipëia nuk e di, mediat nuk e japin, ju kanë bojkotuar. Ju nuk duhet të vdisni, të sensibilizoni Shqipërinë që jeta juaj është në rrezik dhe qeveria që ju përfaqëson është me palën që ju rrezikon për shkak të rryshfetit. Një naftë e përzier me gjak nuk na duhet, makinat e Shqipërisë s’mund të mbushen me naftën tuaj, me gjakun tuaj. Në vend të blesh naftë blen gjak, nëse këtu rrezikohet jeta juaj”, tha Blushi.
Te ngujuarit ne grevën e urisë kërkojnë qe kompania “Bankers Petrolium” të ndalojë shpërthimet nëntokësore per kërkimin e naftës, si pasojë e të cilave u rrezikohet jeta e ju janë dëmtuar shtëpitë.
Sipas banorëve, shpërthimet e puseve të naftës në Marinzë të Fierit, janë vetëm pjesa e radhës e një serie shkeljesh, dëmesh që ka shkaktuar kompania “Bankers Petrolium” në këtë zone. Ndërkohë, protesta është mbështetur nga dhjetëra banore te tjerë, nga jashtë lokalit ku ndodhen 10 grevistet./panorama/a.k