• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi sërish për referendumin: Dua rezultatet për çdo kuti!

by A R
13/04/2016 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në studion e ‘Opinion’ të News24, deputeti socialist Ben Blushi ritheksoi nevojën për të hapur kutitë e referendumit të PS, ndërsa tha se rezultati duhej të ishte shpallur nga KQZ e partisë.

Sipas Blushit, referendumi ishte një mekanizëm për ta përjashtuar atë nga gara përballë Ramës, ndërkohë që deputeti ‘rebel’ tha se është në dilemë nëse duhet të rrijë apo të ikë nga PS.

“Unë kërkoj rezultatet për secilën nga 390 kutitë, jo në rang qarku. Nëse socialistët manipulojnë rezultatin e tyre, me ç’të drejtë morale i kërkonin Berishës hapjen e kutive dhe e akuzonin për manipulim?” – tha Blushi.

Deputeti i PS u ndal edhe në situatën ekonomike në vend teksa tha se njerëzit po largohen nga vendi. Sipas tij, administrata publike nuk po performon siç duhet dhe vendi po përballet me uljen më të madhe të konsumit që prej vitit 1997.

 Nderkohe Blushi u ndal edhe tek debati sa i perket mesimit te fese ne shkollat e vendit.

“Ju besoni që cilësia e shkollave tona është e dobët për shkak se fëmijët tanë nuk kanë informacion për fetë e tyre?! Kjo është arsyeja se përse 5 mijë fëmijë largohen për të mësuar jashtë shtetit?! Kjo nuk është reformë! Sigurisht që nuk jam kundër që fëmijët e shqipërisë të kenë njohuritë elementare për historinë e fesë. Sistemi ynë arsimor nuk reformohet nëse debati është feja apo jo në shkollë. Nqs ka diçka që duhet të mësohet në shkollat tona është shkenca. Si ka mundësi që këtu nuk flitet për të shtuar shkencën nëpër shkolla?!”- tha Blushi.

“Nuk besojm se shoqëria civile është e mundur, e ka dhënë provën tek armët kimike. Sa i takon parkut të liqenit, shoqëria civile nuk e ka mundur veten e vet, por e ka mundur PD me protestën e saj. PD dhe fatkeqësisht presidenti sot e kanë politizuar… keni parë ndonjë President në botë që merret me parqe? Mendoj se kjo e ka sabotuar protestën atje.” – theksoi Blushi.

“Unë nuk e di fare dhe nuk i hyj këtij debati… ajo që thash është që Edi Rama ka marrë një mandat të përhershëm dhe kjo nuk është vetëm në të keq të tij por edhe të atyre që duan ta zëvendësojnë…” – përfundoi deputeti socialist.

Next Post

"Shpresa e vetme për të zbardhur rrëzimin e helikopterit, janë dy kartat e memories"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In