• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: Qeveria u sheqeros me Serbët por dëmtoi Kosovën, Bushati: Mos e përdor Kosovën për konsum mediatik

by Java News
26/01/2017 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka kritikuar këtë të enjte në parlament qeverinë shqiptare për mosmbajtjen e një qëndrimi të fortë dhe aktiv ndaj “ndezjes së gjakrave” mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Rama ka sheqerosur marrëdhëniet Shqipëri – Serbi në kurriz të Kosovës.

Blushi ka folur në lidhje edhe për Veriun e Kosovës duke kritikuar qëndrimin e BE-së dhe duke thënë se nëse Mitrovica i bashkohet Serbisë, atëherë Shqipëria do duhet të bashkohet me Kosovën.

Nuk kanë munguar dhe kritikat ndaj Ministrit të Jashtëm Bushati, që sipas Blushit nuk ka bërë aspak për këtë çështje, duke shtuar se politika e jashtme shqiptare në këto vite ka qenë e dobët.

Në kundërpërgjigje, Bushati është shprehur se nuk kemi të bëjmë me një sheqerosje më shumë sesa me një orvatje të vetë Blushit, për ta përdorur politikën e miqësisë për konsum të brendshëm politik. Bushati ka akuzuar Blushin për populizëm të tepruar.

FJALA E BLUSHIT

“Shqipëria është e dobët, diplomacia jonë është pa plan, pa koherencë, totalisht e personalizuar. Nuk ka një qëndrim. Ne kemi sheqerosur marrëdhëniet me Serbinë, kemi helmuar ato me Greqinë, pa shkak, jemi kaotikë me Maqedoninë. I kemi dobësuar marrëdhëniet me BE dhe kemi luajtur një ruletë ruse në marrëdhëniet me SHBA. Ky është bilanci i diplomacisë shqiptare në 4 vjet.

Lëvizjet tekanjoze aspak në dobi të interesit strategjik kanë dëshmuar edhe në këtë kohë turbullirash që po i afrohen rajonit, se politikës sonë i mungon parashikimi. Është njësoj si të luash basketboll pa dorë dhe shah pa një kalë. Shqipëria e dobët nuk mund ta ndihmojë Kosovën. Serbët nuk ia blenë miqësinë që ua ofroi pa kushte Rama. Ata mendojnë që e kanë zbutur Shqipërinë, është aktori më i dobët dhe më i heshtur duke ndihmuar për fat të keq serbët. Prandaj iu bëj thirrje të merreni seriozisht me çështjen e Kosovës

Unë kam propozuar një rezolutë. Nëse Kosova ndahet në Veri, pasoja duhet të ishte kjo: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Ky është i vetmi rezultat i arsyeshëm. Unë shpresoj që kjo, nuk ka për të qenë një fantashkencë.

Nëse ka ndryshime kufijsh në Ballkan, Shqipëria ka rolin e vet. Parlamenti i Shqipërisë duhet të marrë një rol më të madh.

Dhe sidomos në Kosovë. Presioni i këtij parlamenti, do t’i ndihmonte kosovarët, për t’i bindur, së nëse serbët e Veriut të Kosovës kanë mbrapa tyre Serbisë, shqiptarët e Kosovë s’kanë prapa tyre Shqipërinë”, tha Blushi.

FJALA E DITMIR BUSHATIT

“Fakt është që s’ka asnjë vend tjetër që i ka qendruar pranë vijimësisht Kosovës, pavarësisht muskujve e trurit që kemi në dispozicion. Për sa i përket ngjarjeve të fundit në Kosovë nuk është e vërtetë që Shqipëria nuk ka reaguar, ka reaguar në nivele të ndryshme.

Përsa i përket ekzekutimit është Ministria e Jashtme është zyra e Kryeministrit që merret me këto çështje. Shqipëria do vazhdojë të mbështesë mundësitë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Por që të thuash se Rama bisedon me Serbinë në kurriz të Kosovës, është komplet e pavërtetë.

Më erdhi keq i dashur Ben që nuk përmende Maqedoninë dhe për rolin e politikës së jashtme shqiptare në Maqedoni. Përshëndes qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha përsa i përket këtij procesi jo të lehtë, që është ndërtuar bazuar në bindjen tonë të plotë që shqiptarët janë promotorë të stabilitetit demokratik në vend.

Në këto kohë të turbullta kur bota po bëhet gjithnjë e më tepër 0 polare, Shqipëria do të vazhdojë të mbetet në kursin euroatlantik.

Ky kuvend është i lutur të bëjë rezoluta që politika e jashtme të ushtrohet më mirë, por nga kjo foltore është e rëndësishme të ndajmë populizmin nga përgjegjësitë që duhet të marrë secili.

Skenarët për luftë nuk janë për këto foltore. E vetmja gjë që duhet të biem dakort me tjetrin është që të forcojmë këtë trajektore që vijon të përforcohet që nga rënia e regjimit komunist,” tha Bushati./java/a.k

Next Post
VIDEO/ Zogjtë pushtojnë autostradën e Hjustonit në SHBA…(duket si një film horror)

VIDEO/ Zogjtë pushtojnë autostradën e Hjustonit në SHBA...(duket si një film horror)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

March 6, 2026
Pensionet private, numri i anëtarëve arrin në më shumë se 41 mijë

Qeveria injekton 167 mln euro në skemën e pensioneve, eksperti: Ndihmon përkohësisht, por nuk përbën zgjidhje strukturore

March 6, 2026
“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare

“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare

March 6, 2026
SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

March 6, 2026
Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

March 6, 2026
“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

March 6, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

Banditë me kryq

March 6, 2026
Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

March 6, 2026
Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

March 6, 2026
Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In