Amabsadorët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amrikës kanë mbajtur një takim me kryetarin e partisë LIBRA Ben Blushi.
Takimi u zhvillua në selinë e kësaj partie.
Në fokus të takimit ishin zhvillimet aktuale në politikën shqiptare.
Pas takimit, deputetja Mimoza Hafizi zbardhi edhe çështjet e diiskutuara me ambasadorët.
“Takimi me ambasadorët ishte i frytshëm. Folëm me ambasdorët për zgjedhjet e Qershorit. U diskutua për përmirësimin e procesit zgjedhor. Dialog për kapërcim të krizës dhe zhbllokim të Vettingut”, tha Hafizi.
Po ashtu ajo theksoi se “Libra është e vendosur për të marrë pjesë në zgjedhje”.
/a.m.