• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: Presidentin t’ia japim popullit, vendos më mirë se 140 deputetë

by Aalison Pearse Stevens
30/06/2016 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Ben Blushi, nismëtar i zgjedhjes së Presidentit me votë nga populli mbrojti nismën e tij sot para Parlamentit të Shqipërisë. Dhe njëherë duke shtruar një sërë argumentash, Blushi propozoi që kolegët deputetë të votojnë amendamentin e propozuar në ndryshimet kushtetuese, ku Presidenti zgjidhet nga populli. Blushi thotë se vetëm kështu do i kthehet, shkëlqimi kreut të shtetit, ndërsa ironizoi të gjithë ata që pretendojnë se e kanë bërë më parë këtë propozim dhe se ideja u është vjedhur nga Blushi e Mimoza Hafizi.

“60% e vendeve të Europës e zgjedhin presidentin direkt nga populli dhe kjo nuk konsiderohet dhuratë nga populli. Besohet se kushtetuta e vendit dhe uniteti kombëtar mbrohet më mirë nga miliona zgjedhës se nga 140 deputetë në këtë sallë, si në rastin tonë. Me përjashtim të rasteve kur janë monarki kushtetuese si disa vende, si Britania Holanda, Danimarka që nuk kanë fare president në kushtetutën e tyre. Ne e kemi mbështetur këtë amendament kushtetues me bindjen se ndryshimet kushtetuese të prekim dhe cështjen e presidentit, kjo dhe për kompetencat e presidentit, dhe të mbetemi republikë parlamentare dhe jo presidenciale. Por këta nuk duan që presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli, por ta mbajnë vetë, ta mbajnë nën vete dhe për vete.

Por me këtë amendament, ne duam që Presidenti të jetë mbi palët.

Por ata që kanë më shumë vota, Rilindja, PD e LSI nuk duan që populli të ketë mundësi zgjedhje dhe presidenti në mënyrë të drejtëpërdrejtë të jetë i tyre. Sepse me rastin e zgjedhjes së presidentit ata do mund të kenë mundësi të bëjnë një Pazar, sic kanë bërë dhe më parë, dhe se zgjedhja e presidentit ka shumë më pak kokëcarje.

Habitem sot sesi kryeprokurori vijon të zgjidhet me 84 vota, gjykatësi më 94 dhe presidenti me 71 vota.

Kjo tregon sa respekt kanë partitë për presidentin.

Nëse kjo praktikë vazhdon, nëse ky amendament nuk miratohet situata do vijojë, do zgjidhet një i paaftë, një mediokër më shumë.

Dhe nuk do kemi mundësi të zgjedhim dikë që nuk është i paaftë dhe nuk është i dhunshëm të mbrojë garancitë dhe interesin publik.

Dikush ka thënë nëse do e zgjedhë presidentin populli, cfarë rëndësi ka se ai sërish nuk do ketë kompetenca.

Por ne nuk i kemi hyrë kompetencave, por nëse burra apo gra këtu që dëshiron ti shtohen kompetencat, ne e ftojmë t’ia shtojmë amendamentit.

Unë them që ta firmosim këtë amendament që nuk e pengon dhe e këtë amendament, por jo si dikush këtu që kuis se i paskemi kopjuar amendamentin, kjo është njësoj si, më kë kopjuar diçka që nuk e kam thënë.

Nëse e ka thënë, unë e gris amendamentin. Por për fat të keq amendament tjetër të propozuar nuk ka. Prandaj ju ftoj të gjithëve këtu sot të lemë paragjykimet dhe interesat partiake dhe t’ia japim presidentin e Republikës, popullit shqiptar. U bëj thirrje kolegëve shqiptarë të majtë e të djathtë, ta firmosim këtë amendament.

Deputeti Blushi bëri të ditur ndër të tjera, se shqiptarët e kanë një mundësi për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Ai i ftoi të votonin në peticionin që ka hapur on line në change.org (President nga Populli), një mënyrë kjo për të detyruar Parlamentin të ndryshojë vendimet e tij në sajë të presionit publik.

“Zgjedhja e Presidentit nga populli, unë vetë nuk kam besim se një pjesë e madhe këtu do kapërcejnë barrierat politike për t’ja dhënë presidentin shqiptarëve. Bashkë me 10 kolegët e mi kemi vendosur ti drejtohemi shqiptarëve, kemi nisur një peticion on line që dje. Change.org është platforma më e madhe në botë ku qytetarë nga i gjithë planeti mund të hapin peticione ku të ndryshojnë kauza për të cilat mendojnë që janë të padrejta. Aty kanë fituar të paktën 18 mijë peticione, kauza të mbrojtura on line nga njerëzit që të bindnin bashkitë, komunat për vendimet e tyre. Ne jemi futur me ketë peticion, nga dje kemi 800 nënshkrime, do shkojnë disa mijëra, të domosdoshme për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së presidentit”,- tha ai.

Më tej Blushi ftoi qytetarët: “Hyni këtu dhe votoni si njeri që i kërkon parlamentit të tij të ndryshojë mendimin e këtij parlamenti. Ka ardhur koha që vendimet e këtij Parlamenti të ndryshojnë në sajë të presionit publik. Ky Parlament të mos jetë më kaq i shurdhër dhe hermetik, interesaxhi se ka prodhuar dhe prodhon çdo ditë vetëm për interesat e veta. Votoni të gjithë në change.org Presidenti nga Populli”.

Next Post

Grabitja/ Kompania që transportoi paratë, përgjegjëse edhe për sigurinë e Rinasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com