• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi premton boshatisjen e burgjeve: Pas 11 Majit do t’ju lirojmë se jetoni në kushte skandaloze!

by A R
05/05/2025 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia e Lirisë ka denoncuar gjendjen në burgjet shqiptare, ku sipas tij, abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i partisë Tedi Blushi theksoi se mbi 2/3 e personave të ndaluar janë në paraburgim, shumë prej tyre pa akuzë konkrete.

Sipas tij, kushtet e qëndrimit janë jashtë standardeve në një shtet që aspiron standardet europiane.

“Gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë. Nëse mesatarja në vendet e Bashkimit Europian, është 22–25% e totalit të popullsisë në burgje, në Shqipëri, kjo mesatare është gati 3 herë më e lartë, duke sjellë një mbipopullim të theksuar dhe kushte skandaloze.

Numri ekstremisht i lartë i të paraburgosurve, është një nga treguesit më demaskues të regjimit policor dhe arbitrar të Edi Ramës, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe standardeve europiane të drejtësisë.

Ky fakt konstatohet edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, Amnesty International, dhe vetë raportimet e Avokatit të Popullit në Shqipëri, denoncojnë mbipopullimin e burgjeve, kushtet çnjerëzore sidomos për të paraburgosurit, mungesën e kujdesit shëndetësor, dhunën, abuzimin dhe keqtrajtimin fizik, si dhe mungesën e aktiviteteve rehabilituese.

Numri tepër i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon hapur abuzimin me paraburgimin, që përdoret si mjet penal përpara se të ketë vendim gjykate, gjë që e bën inekzistent parimin e pafajësisë deri sa të provohet faji.

Jo vetëm qytetarët në paraburgim dhe ata që vuajnë dënime penale, por edhe vetë punonjësit e burgjeve rezultojnë të jenë viktima të një diskriminimi dhe keqtrajtimi shtetëror. Niveli i pagave është shumë i ulët dhe punonjësit që nisin punën në këtë institucion paguhen pothuajse në kufijtë e pagës minimale”, tha ai.

Blushi paralajmëroi një plan të gjerë amnistie pas 11 majit, me ndryshime në Kodin Penal dhe me hetime në liri për qindra qytetarë të ndaluar padrejtësisht, ndërsa burgjet, sipas tij, do të hapen për kriminelët elektoralë dhe jo për qytetarët e pafajshëm.

‘Vetëm duke votuar për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, Shqipëria do të përmbushi standardet europiane të të drejtave të njeriut dhe do të garantojë një sistem të drejtë dhe human të drejtësisë penale. Me fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj, ne do të rishikojmë Kodin Penal, në përputhje me standardet europiane dhe qindra të paraburgosur, do të hetohen në liri, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë shtetit represiv.

Ne do të miratojë një plan amnistie, ku do të përfshihen një kategori e gjerë veprash penale, por edhe për personat që kanë vuajtur burgime të gjata dhe që rehabilitimi i tyre tashmë është arritur. Nuk do ketë më zvarritje të proceseve hetimore dhe gjyqësore. Ndërkohë në burgje, me prioritet, do të vijnë kriminelët elektoralë, që nga ata të dosjes që fle të Dibrës dhe deri te këta të zgjedhjeve të 11 Majit”, tha ai.

Next Post
I dënuar me 10 vjet burg për dhunë seksuale ndaj të miturve, arrestohet në Shijak 32-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për dhunë seksuale ndaj të miturve, arrestohet në Shijak 32-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In