• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: Po detyroni kavajasit që të mbrojnë modelin e një përdhunuesi

by Java News
02/06/2016 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Blushi i është drejtuar me një pyetje kolegëve të tij socialistë, duke pyetur se përse mbrojnë një përdhunues që u vu kryebashkiak i Kavajës. Blushi tha se Elvis Roshi, është modeli më i gabuar për tu ndjekur, duke e krahasur me një rast të shumë viteve më parë në Amerikë, ku një kryetar Bashkie i lidhur me mafian, e bëri luksoz qytetin e tij, por përsëri përfundoi në burg.

“Ajo se cfarë ndodhi ditën e fundit me ish kryebashkiakun e Kavajës, është shenjë e degradimit moral. Unë nuk kam problem me atë, ai bëri atë që mendonte se ishte e vlefshme në jetë… Një shoqëri më e përparuar si e jona e dënoi një si ai, por ne e morëm dhe e vumë në krye të bashkisë, e bëmë ajkën e politikës.

Ata e ndëshkuan ne e zgjodhëm kryetar Bashkie. Nuk mbaron me kaq. Dikush këtu, mendon se ky djalë kapërceu dallgën e përdhunimit, dhe mbasi e kapërceu, erdhi në brigjet tona gjeti një shok dhe ky e bëri kryetar bashkie, dy herë rresht…

Por kjo nuk është cështja, sesi i kapërceu ai dallgët, cështja është cfarë dallgësh po i jep shoqërisë kjo qeveri!

Si model, kë mbroni ju në këtë shoqëri! Cfarë i thoni ju shoqërisë shqiptare, që duhet të jesh delinkuent kur je në punë….?!

Enoch Johnson, kur ky kryetari i bashkisë atje u fut në burg, nuk doli njeri ta mbronte… akoma më e rëndë është kur dëgjoj disa njerëz nga qeveria… po pse duhet të iki ky, ky po punon! Kjo është shumë më e rëndë!”- tha Blushi.

Blushi i është referuar tubimit të bërë disa ditë më parë në Kavajë në mbështetje të ish kryebashkikut të Kavajës.

“Unë jam i bindur që qyteti i Kavajës nuk mbron atë që nuk mbrohet, por është i detyruar të mbrohet në protesta me dhunë e pahir!

Nuk mendoj se qyteti i Kavajës mund të shkëmbejë virtytin me vesin, me një llambë, me një pllakë, me një shatërvan! Por ka ndodhur duke përdorur pahirin!”- tha Blushi.

Në përmbyllje, Blushi e shprehu qartë se ai nuk është më socialist i PS-së, pasi sipas tij selinë rozë tashmë e zotëron rilindja.

”Unë nuk jam një socialist. Rilindja është kthyer, për fat të keq në vëllazërinë e vesit.”- tha deputeti socialist. java/ a.k

Next Post

Në pritje të lajmit “bombë” të bloqeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In