• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi për Strazimirin: Vetëvrasje politike, njerëzit nuk shkojnë në protesta me armë

by A R
31/03/2016 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti kritik brenda Partisë Socialiste, Ben Blushi, paralajmëron se nuk do të njohë rezultatin e referendumit që socialistët do të mbajnë më 9 prill.  Blushi ashtu komenton edhe debatin politik për ndërtimet tek liqeni, duke e konsideruar praninë e Straizimirit të armatosur, si vetëvrasje politike.

“Unë dua të them diçka me këtë rast. E para, është e papranueshme që një deputet apo një qytetar shkon me armë në protestë. Kjo është totalisht e papranueshme dhe shumë e rëndë. Shoqërisë i imponohet një model i armëmbajtjes pa leje. Kushdo qoftë ai duhet të dënohet. Ai deputeti që ka shkruar me armë në protestë, nuk ka vrarë vetëm protestën, sepse protestën e ka vrarë. Në një protestë që shkohet me armë, njerëzit nuk marrin më pjesë. Ai natyrisht që politikisht ka kryer një vetëvrasje.”-tha Blushi

I pyetur nga Shqiptarja.com se pse nuk po bën fushatë për këtë referendum, Blushi tha se nuk i lejohet, dhe se rezultati i këtij referendumi do të jetë i trukuar e i vendosur në tavolinë.

Z. Blushi, si po ecin punët në PS përpara referendumit?
Çfarë doni të dini ju për referendumin?

Duam të dimë nëse keni ndonjë koment për z. Servet Pëllumbi që thotë se ju keni vetëm 3 vota në anëtarësinë e PS-së dhe duhet t’i bindeni shumicë?
Nuk e di, sepse nuk e kam lexuar. Nuk lexoj çfarë shkruajnë të tjerët për mua nëpër gazeta.

A keni ju më shumë se tre vota?
Çështja këtu është që nuk është votuar. E di kush është thelbi i gjithë këtij debati? Në Partinë Socialiste nuk është votuar, dhe asnjëri nuk e di se sa vota janë për secilën palë.

A po loboni ju për mbështetje në referendum?
Ky Kongres me imponim për fat të keq, i ka hequr Partisë Socialiste të drejtën e votës. Të gjithë ata që kanë votuar për tu hequr njerëzve të drejtën e votës, kam bindjen se kanë një llogari të pambyllur me historinë. Nuk mund të votosh për t’i hequr një partie të drejtën e votës. Kjo ka ndodhur. Sa i takon referendumit, pyesni ata që kërkuan se pse nuk po bëjnë fushatë. Si ka mundësi të kërkosh referendum dhe të mos bësh fushatë?

Mbase sepse janë të bindur se fitojnë, ju çfarë po bëni?
Nuk ka njeri në botë që kërkon referendum, nga Anglia e në vende të tjera ku bëhen referendum, ku ai që kërkon referendum nuk bën fushatë. E dini pse nuk bën fushatë? Sepse ky ka për të qenë një rezultat i trukuar. Rezultat që do të shkruhet në tavolinë, kjo është çështja. Palës që është kundër referendumit, nuk po i njihet asnjë e drejtë. Nuk dihet kush do të votojë, kush është lista e zgjedhësve, ka fushatë, nuk ka fushatë? Fushatë nuk lejohet, ju e keni parë. Nuk ka mbi të gjitha vëzhgim në këtë proces, pra është një proces krejtësisht i trukuar që është vështirë ta njohësh.

Z. Blushi a ka një interpretim nga Komisioni i Garancive Statutore për kërkesën e zonjës Hafizi?
Nuk jam në dijeni. Po ju nuk keni ndonjë pyetje për parkun?

Ne jemi të interesuar për zhvillimet në Partinë Socialiste.
Vetëm për referendumin?

Por mirëpresim qëndrimet tuaja edhe për debatin publik për çështjen e ndërtimeve tek liqeni. Si u komentoni ju ato?
Unë dua të them diçka me këtë rast. E para, është e papranueshme që një deputet apo një qytetar shkon me armë në protestë. Kjo është totalisht e papranueshme dhe shumë e rëndë. Shoqërisë i imponohet një model i armëmbajtjes pa leje. Kushdo qoftë ai duhet të dënohet. Ai deputeti që ka shkruar me armë në protestë, nuk ka vrarë vetëm protestën, sepse protestën e ka vrarë. Në një protestë që shkohet me armë, njerëzit nuk marrin më pjesë. Ai natyrisht që politikisht ka kryer një vetëvrasje.

Padyshim që ligji duhet të veprojë në këtë rast. Çka dua të them unë tjetër është se është për tu ardhur keq, që debati politik në Shqipëri mes dy partive kryesore, degradon në një park lodrash. Kjo është ajo që ndodh prej kohësh, se si po degradojnë partitë shqiptare. Dy partitë e mëdha heshtin për çështje të mëdha, qoftë për reformën në drejtësi e cila ka ngecur, ekonomia pa dyshim, taksat, niveli i varfërisë, borxhi publik, etj. Debatojnë prej një muaji dy partitë kryesore për një park lodrash, për disa metra beton. Kjo është katastrofë dhe ky është degradim i sistemit politik në Shqipëri.

Next Post

Poloni/ Humbin jetën 5 futbollistë pas një aksidenti tragjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In