• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi për kandidatët e FRESSH: Rëndësi ka të ndihen të lirë, jo çfarë thonë për mua

by Java News
20/10/2016 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetë kandidatët për kreun e FRESSH-it u përballen një ditë më parë me një juri të veçantë. Të gjendur përballë pyetjeve të katër gazetarëve të njohur në vend, Eni Vasili, Ilva Tare, Lutfi Dervishi dhe Aleksandër Furrxhi, të rinjtë e FRESSH-it patën një “përçarje” të vogël lidhur me largimin e deputetit Ben Blushi nga Partia Socialiste.

Sikur të ishin të ftuarit e saj në “Studion e Hapur”, pasi dëgjoi platformat e 8 të rinjve, Eni Vasili kërkoi të zbulonte edhe qëndrimin që do të mbanin në rast se idetë e tyre do të binin ndesh me ato të kryetarit të partisë. Pyetja e saj hapi një debat lidhur me largimin e Ben Blushit nga Partia Socialiste. Shumë nga të rinjtë kanë mbajtur qëndrim kundër Blushit, por njëri prej tyre tha se uronte që një ditë Blushi të rikthehej në PS. Deklarata e tij u prit me duartrokitje në sallë.

Kjo situatë është komentuar edhe nga vetë deputeti Blushi, i cili përmes një statusi në faqen e tij në Facebook thekson rëndësinë që të rinjtë të ndihen të lirë, pavarësisht asaj që thonë për të.

“Nuk ka rëndësi çfarë thonë për mua, rëndësi ka të ndjehen të lirë. Liria nuk ka ngjyre ka vetëm shije!” shkruan Blushi.
BW/d.i.

Next Post
(FOTO) Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Michelle, mirëpritën Kryeministrin italian Renzi dhe bashkëshorten Landini

(FOTO) Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Michelle, mirëpritën Kryeministrin italian Renzi dhe bashkëshorten Landini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In