• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi për fitoren e Trump: Asgjë nuk ndryshon për ne, por Rama u tregua i papjekur

by Java News
09/11/2016 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Ben Blushi dhe kreu i partisë Lista e Barabartë, ka komentuar fitoren e Donald Trump dhe zgjedhjen e tij presidenti i 45-të i SHBA-ve. Blushi tha se në Europë ishte krijuar një perceptim i gabuar për Trump por mënyra se si ai foli, tregoi se demokracia triumfoi në Amerikë.

“Deri sa amerika e ka votuar do të thotë se ky është presidenti që do dhe që meriton. Kishim krijuar një perceptim tjetër në Europë. Mënyra se si foli, demokracia triumfoi në Amerikë. Trump foli si një njeri shumë i përulur dhe falënderoi rivalen Clinton dhe në fund fare tha se demokracia ka triumfuar”, tha Blushi.

Për sa i përket gjuhës së përdorur nga Trump në fushatë, Blushi tha se ai zgjodhi të fliste me gjuhën e amerikanëve.
“Trump ka folur me gjuhën e amerikanëve. Amerikanët kanë kërkuar të kenë një raport tjetër me emigracionin. Të investohet më shumë për shtresën e mesme. Amerikanët kanë zgjedhur një president për veten e tyre jo për botën. Kjo e rëndësishme edhe për shqiptarët”, u shpreh Blushi.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në muajin prill të këtij viti, që e cilësoi Trump si të padëshiruar dhe se di do të vijojnë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, Blushi tha se nuk do të ketë ndryshim pavarësisht papjekurisë së kryeministrit.

“Marrëdhëniet shqiptaro-amerikanë nuk kanë arsye të ndryshojnë pavarësisht nga papjekuria e kryeministrit. Pas këtyre zgjedhjeve marrëdhëniet përkundrazi mund të forcohen. Është deklaratë e papjekur që tregon se sa i papjekur mund të jetë një njeri që profetizon diçka që e zgjedhin vetë amerikanët. Është një leksion demokracie që dua ta shijoj deri në fund. Deklaratë e papjekur e një njeriu naiv që ndjek humorin e tij politik. Të njëjtin gabim bëri me Brexit. Nuk ja vlen të merremi sot me një njeri kaq të papjekur”, tha Blushi.
BW/d.i.

Next Post
Ish- Presidenti, George W Bush dhe Laura: Nuk votuam për Donald Trump

Ish- Presidenti, George W Bush dhe Laura: Nuk votuam për Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In