• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Blushi: Në PS ka banditë. Ja pse unë e drejtoj partinë më mirë sesa Edi Rama

by Java News
28/01/2016 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Blushi, deputeti rebel, ish-miku dhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, tashmë zyrtarisht i del atij përballë. Ai thotë se do të dalë me një platformë të tij dhe shton se beteja e tij është parimore, por a po kërkon ai postin dhe karrigen e Edi Ramës?

Përse Blushi del kundër kryetarit dhe partisë së tij? Çfarë synon lëvizja e tij dhe çfarë do të bëjë ai nëse humbet betejën e tij në kongresin e marsit? Një parti? Apo një libër të ri?

Për t’iu përgjigjur këtyre dhe të tjera çështje të aktualitetit politik, këtë të enjte në Top Story ishte i ftuar vetë Ben Blushi, përballë një paneli me analistë.

Ai e nisi fjalën e tij duke deklaruar se kërkon mbajtjen e zgjedhjeve brenda PS-së për të risjellë demokracinë dhe kolegjialitetin dhe shprehu bindjen se nëse do të ishte në krye të partisë, do ta drejtonte atë më mirë sesa Edi Rama.

“Partitë politike janë fuqitë e pushtetit, nëse ato nuk janë demokratike nuk mund të ketë demokraci. Merkeli në maj kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme, apo fill mbajti zgjedhjet brenda partisë. Thatcherin e hoqi partia e vet, jo zgjedhësit, Toni Blair e hoqi partia e vet. Partia të heq kur sheh që nuk jep më garanci që zgjedhjet fitohen. Nuk them që jemi në këtë pikë, por, partitë janë fuqia e shtetit. Jemi partia e parë në Europë që perëndimi na ka thënë dekriminalizoheni, sepse ligji kaloi për ne. Por si hynë banditët në Partinë Socialiste? Si hynë këta? Asnjëri nuk hyri vetë, i futi mungesa e demokracisë brenda partisë”, deklaroi Blushi.

“Kjo parti e drejtuar nga Edi Rama në këto 3 vjet nuk ka demokraci, ka kryetarë banditë nëpër degë, ka njerëz nga shekulli i kaluar që kanë zaptuar jugun. Unë konkurroj se mendoj që e drejtoj PS më mirë se Edi Rama, E bëj më kolegjiale, më të hapur, një parti që nuk fut banditë dhe nuk zëvendëson ata që lexojnë me ata që kanë armë sepse kjo po ndodh. Shumë njerëz më thonë për ca e bën ti këtë? Unë e bëj këtë për njerëzit, e bëj këtë për të gjithë, e bëj se besoj që mund ta drejtoj PS më mirë se Edi Rama, ta bëj një parti demokratike, të hapur, kolegjiale dhe një parti të majtë sepse nuk është ashtu sot”, shtoi ai.

Blushi u shpreh se Partia Socialiste ka humbur identitetin e saj dhe nuk po qeveris si e majtë.

“Të gjithë vendimet që janë marrë kohët e fundit në Parlament dhe ato që jjanë tërësisht personale. Të gjitha koncesionet. Sot PS nuk është as e majtë dhe as e djathtë, është konfuze. Në 3 vjet varfëria është shtuar dhe ne nuk bëjmë aq sa duhet për të varfërit. Po si mund të bëjmë për të varfërit kur partia ka ose banditë ose të pasur. Si ka mundësi që në grupin tonë parlamentar janë 10 njeërzit më të pasur në shqipëri? Pse vijnë ata në një parti të majtë?”, u shpreh ai.

Blushi tha se Edi Rama ka ndryshuar dhe nuk është më ai që ka mbështetur në vitet 2003-2005, kur edhe mori kreun e partisë.

“Unë kam mbështetur idetë dhe jo njerëzit. Kam mbështetur një parti të hapur”, deklaroi Blushi.

Blushi rezervoi kritika edhe për gjendjen ekonomike dhe reformat.

“Kemi rritur borxhin publik dhe nuk e kemi futur në punë atë. Kemi rritur emigracionin sepse fatkeqësisht nuk ka më shpresë në këtë vend. Qeverisja jonë nuk ka qenë e drejtë në asnjë ditë të saj. Reforma në energji, unë kam qenë mbështetës i saj, por fatkeqësisht dha 3 rezultate; e para financat e OSHEE nuk janë përmirësuar, e dyta ka qenë selektive. Keni dëgjuar ju ndonjë biznesmeni t’i merren detyrimet?! Jo. Dhe e treta ka rritur çmimin e energjisë për ata që janë më të varfër”, tha ai.

Blushi foli edhe për një “përplasje” me Edi Ramën për listën e deputetëve në Qarkun e Elbasanit në vitin 2013, ku deputeti socialist e kryesonte atë.

“Një nga gjashtë deputetët që votuan Bamirin si president në 2007-n, Rama më tha të fusim në listë ta bëjmë deputet. Unë i thashë jo. Unë refuzova, por e dini ku është ky njeri sot? Është sot kryetar i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit. Unë këtë nuk e kam bërë, se kam pranuar dhe nuk e pranoj ta bëj. Unë nuk votoj për Saliun, Rama bën koalicion me banditë. Rama nuk bën zgjedhje sepse Edi Rama nuk do metër, nuk do votimet se ato tregojnë sa veta të mbështesin dhe sa jo”, u shpreh ai.

Por nëse do të merret kryesimin e PS-së, cili do të ishte vendimi i Blushit në lidhje me koalicionin qeveritar me Metën?

“Ky koalicion, dhe Edi Rama që është përgjegjës se nuk po gjen dot ekuilibrin e duhur. Koalicioni po prodhon pushtet, por jo reforma. Unë do ta ndryshoj këtë koalicion, do ta bëj më funksional”, u shpreh ai.

Megjithatë, Blushi nuk është për rrotacion pushtetit PS-PD, por flet për një lloj tjetër rrotacioni, sipas tij, me kosto më të vogël për shqiptarët.

“Nuk them që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Unë mendoj që për shqiptarët sot ka kosto më të lirë dinjiteti, jete dhe politike nëse pushteti ndërrohet brenda PS-së sesa PS-PD. Unë kandidoj brenda PS për të qeverisur më mirë shqiptarët”, tha ai.

Blushi pati kritika edhe për qëndrimin e 21 Janarit.

“Kam qenë më 21 Janar dhe si të gjithë u shpërndamë kur ndodhi. Nuk harroj dy gjëra, ai që i vrau, Berisha i vrau ata në pabesi, i vrau në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me çdo normë morale. Kjo nuk diskutohet. Por atë ditë Edi Rama i thirri njerëzit në protestë dhe iku. Nëse nuk do të ikte, por do kishte dalë në ballë të protestës, ata të katërt nuk do ishin vrarë. Pra nëse unë thërras njerëzit në protestë, edhe sikur ta di që para meje ka armë, do dal vetë i pari. Edi Rama shet gjëra që nuk shiten, shet gjëra që nuk i bën dot, kështu shiti dhe 21 Janarin”, deklaroi ai. 

Next Post

Check Up-i, Beqaj: E kanë kryer rreth 30 mijë persona në muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In