• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: KQZ, gjykata e krimeve të luksit, me arkitekt Berishën dhe investues Ramën

by Java News
28/12/2016 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Blushi e ka quajtur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, “Gjykata e krimeve të luksit”. Blushi ka reaguar pas shtyrjes së mbledhjes së KQZ-së ditën e djeshme pa një vendim për mandatet e dy deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi.

Për të tre këta funksionarë, Prokuroria kërkoi lënien e funksioneve shtetërore pasi rezultojnë të prekur nga ligji i dekriminalizimit, por KQZ dje nuk mori asnjë vendim duke e deleguar çështjen sërish tek organi i akuzës për më shumë informacione. Pikërisht për këtë arsye Blushi thotë se nëse KQZ nuk heq mandatet që ka në tryezë, atëherë reforma në drejtësi s’ka asnjë vlerë.

“KQZ, Gjykata e Krimeve të Luksit! KQZ kërkon kohë për t’u bindur se kush është Elvis Roshi dhe të tjerët megjithëse provat e prokurorisë ishin të qarta. Sipas prokurorisë tre të zgjedhur duhet të lënë mandatet për shkak te dënimeve të mëparshme ne Europë! Partitë e vjetra që formojnë KQZ duan t’i mbrojnë me procedurë mizore, të padrejtë dhe amorale. Nëse KQZ nuk heq mandatet që ka në tryezë, atëherë reforma në drejtësi s’ka asnjë vlerë. E kanë shtrirë, e kanë grirë, e kanë fshirë, e kanë nxirë dhe e kanë shitur lirë, me hir a me pahir”, shkruan Blushi në Facebook.

Sipas tij, kjo do të thotë që në Shqipëri është krijuar një gjykatë unike e cila ka të drejtë të gjykojë dhe ndryshojë vendimet e Gjykatave Europiane. Ndërsa për “çudinë” KQZ thotë se arkitekti ishte Sali Berisha, ndërsa investitori Edi Rama.

“Oskar Wilde thoshte se, amerikanët e mirë, kur duan të vdesin, shkojnë në Paris. Ndërsa europianët e këqij, kur duan të shpëtojnë duhet të vijnë në Tiranë. Kjo çudi quhet KQZ dhe për herë të parë u testua në Shqipëri në vitin 2016. Arkitekti i saj quhet Sali Berisha. Investitori quhet Edi Rama. Vinçin e solli Lulzim Basha. Qilimat i shtroi Vangjush Dako. Xhamat i pastroi Klement Balili. Kafet i pagoi Lulzim Berisha. Biletat e parkingut i mblodhi Mark Frroku. Mijëra shqiptarë sidomos nga Kavaja, Shkodra dhe Lezha u mahnitën me shkëlqimin e saj prej ylberi!”, deklaron Blushi.
BW/d.i.

Next Post
Letra e Çarli Çaplinit dërguar së bijës natën e krishtlindjes në 1965: U përpoqa të jem njeri, përpiqu edhe ti!

Letra e Çarli Çaplinit dërguar së bijës natën e krishtlindjes në 1965: U përpoqa të jem njeri, përpiqu edhe ti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In