Deputeti Ben Blushi ka folur mbrëmjen e sotme në Kuvendin e Shqipërisë duke bërë një paralele mes 14 Shtatorit të vitit 1998 dhe 21 Janarit të 2011-ës. Duke folur nga foltorja, Blushi tha se të dyja herët është gjendur në Bulevard.
“Më 14 shtator isha brënda në Kryeministri. Të dyja herët keni sulmuar ju me armë. Njëherë kryeministrinë dhe më 21 janar qytetarët. Meqenëse thoni se me 21 Janar ju sulmuam ne me armë, po me 14 shtator kush sulmoi?” – tha Blushi duke iu adresuar deputetëve të opozitës.