• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bloomberg: Shqipëria ndër më të shëndetshmet në rajon, ja ku renditet në rang global

by Java News
25/02/2019 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria renditet në vendin e 43-të në botë sa i përket shëndetit, me një rritje prej 7 shkallësh krahasuar me vitin e mëparshëm, sipas edicionit 2019 të Indeksit të Shëndetit të Bloomberg, i cili rendit 169 ekonomi sipas faktorëve që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Katër vende të tjera evropiane ishin ndër 10 vendet më të mira në vitin 2019: Islanda (vendi i tretë), Zvicra (e pesta), Suedia (e gjashta) dhe Norvegjia (nëntë).

Japonia ishte kombi më i shëndetshëm aziatik, duke u renditur tre vende nga sondazhi i vitit 2017 në vendin e katërt dhe duke zëvendësuar Singaporin, i cili ra në vendin e tetë. Australia dhe Izraeli rrumbullakuan 10 vendet e para në vendin e shtatë dhe të dhjetë.

Në rajon, habisin malazezët, të cilët renditen në vendin e 41-të, më të shëndetshmit në Ballkan. Boshnjakët ndjekin në renditje, në vendin e 42 të të gjithë listës së studiuar. Ndërsa Serbia e 55-a dhe Maqedonia e 56-a, janë më pak të shëndetshmit në rajon, sipas indeksit. Megjithatë, studimi thekson se përmirësimin më të lartë e ka arritur Shqipëria, e cila ka ngjitur plot 7 shkallë nga të dhënat e një viti më parë.

Indeksi klasifikon kombet bazuar në variablat duke përfshirë: jetëgjatësinë duke studiuar përdorimin e duhanit dhe obezitetin. Gjithashtu, merr në konsideratë faktorët mjedisorë duke përfshirë aksesin në ujë të pastër dhe kanalizimet.

Spanja ka jetëgjatësinë më të lartë midis kombeve të Bashkimit Evropian dhe ndjek vetëm Japoninë dhe Zvicrën në nivel global, tregojnë të dhënat e Kombeve të Bashkuara.

Ekonomitë subsahariane përbënin 27 nga 30 vendet jo të shëndetshme në renditje. Haiti, Afganistani dhe Jemeni ishin shtetet e tjera me rankim të ulët. Mauritius ishte më i shëndetshmi në grupin e nën-Saharasë, duke e vendosur vendin e 74-të në nivel botëror, pasi kishte normën më të ulët të vdekjeve nga sëmundjet ngjitëse në një rajon.

Sipas një studimi të mëparshëm, Shqipëria renditet e 27-a nga 35 shtete europiane në Indeksin e Shëndetit Konsumator 2017 të matur nga Health Consumer Powerhouese, duke shënuar një përmirësim me 5 vende në krahasim me vitin e kaluar. Shqipëria, me 596 pikë, thotë raporti, e shmang vendin e fundit, vetëm për shkak të ecurisë së mirë në aksesin e shërbimeve.

Metodologjia

Bloomberg vlerësoi variablat e shëndetit dhe rreziqet duke filluar nga ato të natyrës së sjelljes ndaj karakteristikave mjedisore. Indeksi përfundimtar përfshinte vetëm vendet me të paktën 0.3 milion popullsi dhe të dhëna të mjaftueshme. Sipas OBSH, vetëm 169 shtete i plotësuan kriteret për t’u përfshirë në studim.(monitor)

Next Post
Çfarë u diskutua? PS mbledh Kryesinë pas djegies së mandateve të opozitës

Çfarë u diskutua? PS mbledh Kryesinë pas djegies së mandateve të opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In