• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bloomberg: Europa po i’a ekspozon Ballkanin, Rusisë dhe Kinës!

by Java News
16/05/2018 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre herë në javë, presidenti serb Aleksandër Vucic gjen kohën për t’ju përkushtuar klasës së rusishtes. Qëllimi sipas tij është që flasë aq rrjedhshëm me Vladimir Putin saç flet edhe me liderët perëndimor.

Dëshira për të vendosur barazi në gjuhë tregon balancën tradicionale gjeopolitike të Serbisë, një vend historikisht i ndarë midis lindjes dhe perëndimit. Me anëtarësimin në Bashkimin Europian që është vite larg, Vucic po forcon marrëdhëniet me Rusinë, ndërsa pret para prej Kinës për projekte madhore në infrastrukturë dhe industri.

Lufta midis fuqive lindore dhe perëndimore nuk është më një risi në një cep strategjik të kontinentit, që vijon të mbetet i ndarë në konfliktet e përgjakshme të ’90. Por me marrëdhëniet e Rusisë, te cilat kanë arritur në kulmin e tyre që prej Luftës së Ftohtë, është emergjente që Bashkimi Europian të sigurohet që Serbia dhe 5 vendet e tjera të Ballkanit t’i bashkohen bllokut dhe të ndihmojnë në procesin e zgjerimit të saj drejt lindjes.

Liderët e Bashkimit Europian takohen sot me homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor në Bullgari, e cila iu bashkua BE-së në 2007, për të treguar seriozë ndaj premtimit për të pranuar anëtarë të rinj në 2025.

“Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk aderojnë zhvillimin demokratik, ne rrezikojmë destabilitet në rajon”- tha Eduart Kukan, i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Ballkan në vitet 1999-2000 dhe ish-ministër jashtëm sllovak. “Nuk mund të lejojmë që procesi të ngadalësohet. Kjo do të krijojë mundësi për aktorë të tjerë që të ndërhyjnë”.

Rusia shfaq një tërheqje të fortë nën ndikimin sovjetik, por Kina është fuqia më e fundit që kërkon të lërë gjurmë në rajon. Kina po bën përpjekje në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore nëpërmjet të ashtuquajturit forum 16 + 1, i cili përfshin edhe shtetet e Ballkanit. Në një raport mbi marrëdhëniet BE-Kinë të botuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë citohet se “nuk ka asnjë dyshim” se programi konkurron me financimin dhe projektet e BE-së.

Serbia është vendi më i madh i Ballkani Perëndimor që kërkon t’i Bashkohet Bashkimit Europian, së bashku me Bosnjën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën, dhe të gjithë këto shtete kanë pengesa përpara.

Politikisht, Serbia kërkon që të bashkohet me Kosovën, e cila ka shpallur pavarësinë në 2008-n, dhe Maqedonia duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet mbi emrin me Greqinë. Ato kanë normë të lartë papunësie, me rajone ndër më të varfrat e BE-së dhe me luftën ndaj korrupsionit.

Deri më tani BE-ja është partneri kryesor tregtar dhe investitori më i madh, megjithëse paratë hyrëse nuk janë zvogëluar për 18 milionë qytetarët, te të cilët ka dhe zhgënjim nëse anëtarësimi do të vijë.

“Unë tashmë po planifikoj ikjen time “, tha Djordje Radiç, një student 23 vjeçar në Beograd. “Unë dua të iki sepse anëtarësimi po merr kaq shumë kohë dhe nuk dimë nëse Serbia do të bashkohet me BE. Unë nuk kam kohë për këtë. Kjo nuk është e ardhmja që po kërkoj “.

Dashuri e vjetër

Rreziku është boshllëku që mund të lihet. Dashuria e vjetër për Rusinë ndizet me shkëlqim në Serbinë e krishterë ortodokse, përforcuar nga fakti se qeveria e Moskës është një nga aleatët kryesorë në refuzimin e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur pas luftës, që çoi në rrëzimin e Sllobodan Millosheviçit.

Vucic është takuar së paku shtatë herë me Putin që në 2017-n. Ai iu drejtua Putinit për këshillë kur tensionet e fundit etnike me Kosovën u ndezën në mars.

Vucic është vizitor i shpeshtë edhe në Berlin, ku në një intervistë në muajin e kaluar u shpreh se një marrëveshje me Kosovën do të ruante stabilitetin dhe qetësinë në territorin e Europës.

Nëse BE-ja është në mëdyshje për zgjerimin drejt lindjes, Kina po marshon financiarisht drejt saj. Investimet kinezë në Serbi kanë tejkaluar 3 miliardë dollarë dhe pritet që të dyfishohen, sipas Ministrisë së infrastrukturës në Beograd.

“Ne duhet të vendosim nëse do të shkojmë në lindje apo në perëndim”, tha Boris Petroviq, një pianist 25 vjeçar nga Beogradi. “Më mirë do të zgjedhja Rusinë. Ata na kanë ndihmuar shumë herë tashmë. ”(monitor)

ma.me

Next Post
DIBER/ Forcat e Armatosura i shpëtojnë jetën një vogëlushi 5-vjeçar

DIBER/ Forcat e Armatosura i shpëtojnë jetën një vogëlushi 5-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In