• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blofi i Berishës me kryeministrin indian: S’ka qenë “non grata”, i është refuzuar viza. Asnjë nga 200 personat e listës së zezë të DASH s’janë falur nga SHBA

by Java News
06/04/2022 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Berisha po tenton t’iu hedhë hi syve shqiptarëve, pasi çdo ditë po sajon gënjeshtra dhe mashtrime, për të treguara se është i pastër dhe shpreson që në një të ardhme t’i hiqet statusi ‘Non Grata’ që i ka vendosur Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), më 19 maj të vitit 2021.

Dje, në një intervistë televizive, ai pretendoi se amerikanët kanë gabuar ndaj tij, dhe se do pendohen ashtu siç ndodhi me kryeministrin indian Narendra Modi. Berisha tha se edhe Modi dikur është shpallur “Non Grata” nga DASH, por që më pas Amerika e anuloi këtë vendim. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe dhe se gjithçka që ka deklaruar ish-kryeministri Berisha dje në mbrëmje është gënjeshtër.

Gazeta ka zbuluar se rasti që përmendi Berisha nuk është i njëjtë, pasi kryeministri indian nuk ka qenë asnjëherë i shpallur “Non Grata”. Atij në vitin 2005, thjesht iu refuzua viza, sepse nuk ndaloi protestat anti-myslimane në bazë të një ligji për lirinë e fesë, duke mos parandaluar dhunën ndërfetare. Pra, Modi nuk ka qenë asnjëherë person “Non Grata” nga SHBA, ashtu si Berisha pretendon. Ndërkohë, Uashingtoni ja ka shuar shpresat Berishës dhe këtë gjë e tregojnë faktet, pasi 200 vendime të DASH për shpalljen “non grata”, deri tani nuk ka asnjë zmbrapsje të tyre apo kërkesë falje. Ja si Berisha mashtroi me rastin e kryeministrit indian Në vitin 2005, SHBA i refuzoi vizën amerikane Narendra Modit, në atë kohë drejtues i rajonit të Guxharatit në Indi.

Berisha del blof me kryeministrin indian, nuk ka qenë “Non

Ambasada Amerikane në Indi i përmendi si argument Aktin e Emigracionit dhe Kombësisë që “ndalon pajisjen me vizë amerikane çdo zyrtar që është përgjegjës ose që ka kryer në një kohë të caktuar shkelje të rënda të lirisë fetare”.

Bëhet fjalë për vitin 2002 kur në shtetin e Guxharatit shpërthyen trazirat fetare mes hinduve dhe myslimanëve, ku humbën jetën 1044 persona, nga të cilët afro 800 ishin myslimanë. Ngjarja që “damkosi” Modin ishte vdekja e 60 pelegrinëve hindu në një tren, i cili u përfshi nga flakët në afërsi të Godhras. Kryeministri i sotshëm i Indisë akuzoi myslimanët se kryen akt terrorist me prapavijë fetare. Më pas, Gjykata Supreme e Indisë hapi një proces gjyqësor ndaj Modit lidhur me vdekjen e 60 hinduve bë Godhras pasi organi i akuzës e konsideroi Narendra Modin si përgjegjës për keqnmenaxhimin e sigurisë dhe rendit në rajonin e Guxharatit. Më pas, trupa gjykuese nuk gjeti asnjë shkelje nga ana e Modit.

DASH: 200 shpallja “non grata”, asnjë tërheqje

Ambasada e SHBA ka publikuar të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit për personat e shpallur “non grata” nga Amerika.Në një raport të publikuar bëhet me dije se numri i personave të shpallur “non grata”, kryesisht për korrupsion është mbi 200. Ndërkohë, në këtë raport theksohet se nuk ka asnjë kthim vendimi apo falje për personat e shpallur non grata.Publikimi i këtyre shifrave, mesa duket është një përgjigje për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pak kohe më parë.Ky qëndrimi ambasadës vjen pak ditë pasi vetë Berisha kërkoi nga Departamenti Amerikan i Shtetit rishikim të vendimit për shpalljen e tij “non grata” nga SHBA.Nxjerrja e shifrave i jep përgjigjen e qartë Berishës, se nuk ka gjasa të ketë një rikthim të vendimit të shpallur ndaj tij./m.j

Next Post
Asnjë viktimë nga COVID në Shqipëri, infektohen 55 persona në 24 orët e fundit

Asnjë viktimë nga COVID në Shqipëri, infektohen 55 persona në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Meta mbyll Mbrojtjen, pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Firmoset Bordi i Paqes! Firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

February 19, 2026
“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

Rama mbron UÇK në Bordin e Paqes, analisti: Fjalimi i kryeministrit, fitore për Shqipërinë

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Humbi jetën gjatë punës elektricisti 27-vjeçar, rrëfimi i fqinjit: Punonte në kushte të vështira

February 19, 2026
Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

February 19, 2026
ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Shpërthim i kontrolluar me eksploziv nesër në Llogara për hapjen e rrugës

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Shpërthim i kontrolluar me eksploziv nesër në Llogara për hapjen e rrugës

February 19, 2026
Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

February 19, 2026
Dhoma Amerikane themelon Komitetin e të Rinjve dhe Sipërmarrjes në Tiranë, ambasada e SHBA: T’i kthejmë pengesat në mundësi!

Dhoma Amerikane themelon Komitetin e të Rinjve dhe Sipërmarrjes në Tiranë, ambasada e SHBA: T’i kthejmë pengesat në mundësi!

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In