Tre protestues janë shoqëruar në polici pasi bllokuan rrugën te zona e “Astirit”, në Tiranë.
Ndalimet vijnë vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja në Kodin Penal.
Bllokimi i rrugëve në protesta konsiderohet vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet.
Një ditë më parë u shoqëruar edhe tre protestues të tjerë, ndërsa qytetarët më pas iu drejtuan Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tyre.
/a.r