Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor në jug të vendit.
Policia njofton se në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, saktësisht në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ka pasur një rrëshqitje masive dheu dhe gurësh, duke bërë që rruga të funksionojë vetëm me një sens lëvizjeje.
Në terren ndodhen forcat e Policisë, Emergjencat Civile dhe mjetet e ARRSH-së, të cilët po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit të plotë.
Për të shmangur aksidentet, është rritur prezenca e patrullave me fenelina në të gjitha akset e qarkut, ku po u ofrohet ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.
Policia e Gjirokastrës u bën apel të fortë qytetarëve që të shmangen lëvizjet e panevojshme, pasi në shumë pika ka prezencë të madhe uji.











