Policia dhe Delta Forcë në një operacion që po zhvillojnë në Jug të vendit kanë gjetur dhe sekuestruar një gomone në plazhin e Zvërnecit.
Gomonia me dy motorë është e gjatë 8 metra.
Ndërsa në zonë vijon aksioni për gjetjen e sasisë së drogës, pasi dyshohet se gomonia do të transportonte kanabis drejt Italisë.
Pak ditë më parë në një aksion mes Shqipërisë-Italisë dhe Malit të Zi u bllokua një gomone dhe u arrestuan 3 malazezë, ndërsa në hetim janë edhe 3 shqiptarë.
a.ç










