Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është bllokuar një ndër komplekset më të njohura në zonën turistike të Dhërmiut, Havana, në kuadër të aksionit anti-informalitet të nisur prej muajit korrik.
Duke publikuar fotot e biznesit të bllokuar në “Facebook”, Rama shkruan me ironi se i vjen keq për Havanën e famshme të pushimeve joniane, i cili sipas tij, është ndëshkuar pasi nuk ka respektuar ligjin.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë përsërit paralajmërimin se askush nuk është mbi ligjin dhe çdokush do të goditet.
“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane😢 Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën🤭
Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT✋
ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë 🤜nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit👊”, shkruan Rama.
/a.r