Pesë persona të cilët ishin nisur për piknik, kanë mbetur të bllokuar në malin e Tomorit, në Berat.
Ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet por e kanë pasur të pamundur të ecin më tej.
Pas një telefonate për ndihmë, një helikopter i FA është nisur për t’u ardhur në ndihmë.
Pritet që pesë personat e bllokuar të evakuohen brenda pak orësh nga mali i Tomorit.
a.ç