Operacioni “Vjeshta 2017” i nisur prej policisë së shtetit prej disa ditësh në të gjithë vendin ka vijuar në qytetin e Elbasanit.
Dy persona janë ndaluar teksa është bërë sekuestro preventive e një pasurie prej 15 milionë lekësh të reja.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Elbasanit, janë ndaluar B. Koçiaj, 63 vjeç dhe A. Koçiaj, 33 vjeç, si dhe janë shpallur në kërkim I. K dhe O. D.
“Ndalimi i tyre u bë në zbatim të vendimit të datës 14.09.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 287, pika 1, gërmat (a), (c), (d) dhe 2,3 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
a.ç