• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi i plot- fuqishmërisë nga Presidenti, Xhufi: Përplasja Meta- Rama e tepërt

by Java News
24/02/2018 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dy raundesh takime të zhvilluara mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, ministri Bushati iu drejtua me një letër Presidentit Ilir Meta për plotfuqishmërinë, me qëllim fillimin zyrtar të negociatave. Me fillimin zyrtar të bisedimeve mes dy vendeve pritet të arrihet në një marrëveshje për detin.

Por pak ditë më pas, Presidenti Meta përmes një letre drejtuar Bushatit dhe kryeministrit Rama kërkon plotësim të disa elementëve të kërkesës, mes tyre edhe emrat e negociatorëve dhe metodologjinë që do përdoret.

Në një konferencë për mediat, Presidenti meta tha se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutën.

Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, historiani Pëllumb Xhufi tha se diskutimet mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme për këtë çështje do të ishte e udhës të bëheshin në mënyrë informale, dhe jo në sytë e publikut.

“Këto diskutime janë bërë në sytë e publikut, ndonëse mund t’i kursehej. Është një gjë që mund të diskutohej me Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme. Të dy palët thonë se jemi në rregull me ligjin. Mendoj se është një përballje që do ishte dashur të zgjidhej përmes juristëve, dhe jo përballë kamerave. Në të kundërt nuk do të kishte mungesë transparence, pasi një marrëveshje e tillë është e vështirë dhe komplekse. Është e vështirë që të bëhet një marrëveshje e kësaj natyre, kësaj herë e drejtë, pasi e para rezultoi ndryshe. Edhe takimin e Metës me ish-presidentët besoj se duhet të ishte informal, dhe nuk mendoj se duhet të publikohej”, tha ai.

Duke komentuar qëndrimin e Presidentit Meta sa i takon kërkesës së ministrit Bushati, ai tha do të ishte mirë që të ishte shmangur një përplasje e tillë institucionale.

“Nuk mund ta gjykoj Presidentin Meta, dhe jam i prirur të them se ai ka të drejtë. Ajo që nuk më pëlqen në këtë histori, është fakti që del një përplasje institucionale. Në kushte të tilla kur institucionet tona kanë shumë probleme, kur politika është në shënjestër të opinionit publik, një përplasje e tillë ishte e tepërt. Duke njohur natyrën e Presidentit Meta do të doja të Kishte evituar, dhe të procedonte në një mënyrë informale. Nëse këto kontradikta do të vijojnë, atëherë nuk do mund të fshihej më. Pro jam i bindur që do të kapërcehet ky ngërç, dhe ne të gjithë do të shprehim zhgënjim pse duhet të ndodhte diçka e tillë”, u shpreh Xhufi.

Teksa është ndalur tek komenti i Presidentit Meta, i cili e komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e detit si një “vijë të kuqe” që nuk mund të kalohet, historiani Xhufi tha se një qëndrim i tillë është korrekt.

“Është e drejtë, pasi Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim sipas së cilës marrëveshja e parë ishte në kundërshtim më Kushtetutën dhe marrëveshjen e detit. Ajo marrëveshje ishte për t’u zhbërë, dhe përmes këtij vendimi pala shqiptare arriti t’i imponojë palës greke një marrëveshje tjetër. Dhe kjo mund të cilët si një fitore diplomatike e palës shqiptare”, u shpreh Pëllumb Xhufi.

Next Post
VIDEO/ Real Madrid shpartallon Alaves, shkëlqen Ronaldo

VIDEO/ Real Madrid shpartallon Alaves, shkëlqen Ronaldo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christine Lagarde, “prusjane e veshur me Chanel”

Mashtrim me të ardhurat? Shefja e BQE paguhet më shumë se Von Der Leyen

January 2, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika propozon kremtimin e ditëlindjeve të udhëheqësve!

January 2, 2026
22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha në Vlorë

22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha në Vlorë

January 2, 2026
Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

January 2, 2026
Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

Protesta të dhunshme në Iran. Trump: Ndaloni vrasjet, jemi të armatosur dhe gati për të filluar

January 2, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Procesi i integrimit, Shqipëria pret mbylljen e grupkapitujve të parë në vitin 2026

January 2, 2026
Emrat/ Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

Emrat/ Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

January 2, 2026
Reshje shiu dhe bore në Qarkun e Kukësit, ulje e ndjeshme e temperaturave

Reshje shiu dhe bore në Qarkun e Kukësit, ulje e ndjeshme e temperaturave

January 2, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

Rama jep lajmin: Lura magjike do mund të vizitohet me rrugën e re turistike

January 2, 2026
Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në spital

Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në spital

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com