• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi i pasaportës, PD: Ja çfarë tregojnë mediat për Tahirin

by Java News
12/12/2017 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Demokratike ka komentuar vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda për pezullimin e pasaportës së ish-ministrit Saimir Tahiri. Përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, selia blu shprehet se Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias dhe se ka qenë  mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë. Ndër të tjera në akuzat e renditura, Alibeaj shfrytëzon edhe dekomentet e publikuara në media.

DEKLARATA E PLOTË

Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë një provë tjetër sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë, që tregon se rrethi për Saimir Tahirin dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet.

Çdo ditë që kalon provon:

Se Saimir Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias,

Se Saimir Tahiri ka vendosur policinë në shërbim të trafikut ndërkombëtar të drogës

Se Saimir Tahiri ishte mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë.

se Saimir Tahiri ishte vetë i mbrojtur nga Edi Rama, që përfitoi nga kanabizimi i vendit miliona euro për blerjen e pushtetit të tij politik.

Siç tregojnë dokumentat e publikuara në media, dhe siç ka deklaruar opozita prej më shumë se 2 vjetësh, Shërbimi Informativ Shtetëror e ka vënë në dijeni Edi Ramën dhe Saimir Tahirin për përfshirjen e 127 drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, të paktën që nga marsi i 2016-ës deri në prill të 2017-ës.

Edi Rama jo vetëm që e mohoi aktivitetin kriminal të mbjelljes së kanabisit nën mbrojtjen e policisë dhe Saimir Tahirit, por shpalli opozitën si pjesë e Frontit të së Keqes, që po hidhte baltë mbi vendin, mbi Edi Ramën dhe mbi Saimir Tahirin, ministrin e tij model të suksesit.

Tani, drejtësia po provon që Saimir Tahiri ka bërë levizje të shpeshta me grupin e tij kriminal të Habilajve, që trafikonin kanabisin nga Shqipëria në Itali.

Drejtësia po provon që edhe 863 mijë eurot e gjendura në makinën e Orest Sotës, i përkasin Saimir Tahirit.

Drejtësia është çështje kohe, nëse prokuroria nuk do të merret nën kontroll nga Edi Rama!

Next Post
Tregtimi i mishit në Shqipëri, mungojnë matrikullimi dhe siguria në thertore

Çfarë po hanë shqiptarët? Mishi, vaji dhe bulmeti dështojnë në testet e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

February 16, 2026

Propozimi i PS, avokati zbulon ‘prapavijën’: SPAK nuk mund t’i drejtohet më GJKKO për pezullime

February 16, 2026
Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

February 16, 2026
Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In