Këtë javë parashikohej ngritja e komisioneve të Vettingut, një proces që kërkon prezencën dhe votat e opozitës në parlament, por për shkak të protestës dhe bojkotit që ka vënë PD, diçka e tillë edhe mund të mos ndodhë, duke vënë në rrezik nisjen e Vettingut.
Për këtë arsye, ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së Lu e Vlahutin i janë drejtuar zyrës së Presidentit Nishani, për një takim në lidhje me zhbllokimin e këtij ngërçi.
Takimi ka nisur prej disa minutash, rreth orën 16:00./a.k