Duke folur në një tubim mbrëmë në Nashville, presidenti i SHBA-së Donald Trump, reagoi pas vendimit të gjykatësit të Havait për bllokimin e urdhrit ekzekutiv për ndalimin e qytetarëve nga gjashtë vende me shumicë myslimane.
Ai e quajtur vendimin dështim i paparë gjyqësor.
Kjo është hera e dytë që një gjykatës amerikan i’a bllokon Trumpit urdhrin ekzekutiv për të njëjtën çështje.
“Do ta luftojmë këtë vendim të tmerrshëm. Do ta çojmë aq larg sa të jetë e nevojshme, deri në gjykatën supreme,” ka thënë Trump./a.m.