• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bllokimi i pasaportizimit të futbollistëve, MAS: Nuk kanë mbushur 18 vjeç, shkelet ligji!

by
07/08/2015 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar në lidhje me bllokimin e pashaportizimit të disa futbollistëve kosovarë që pritet të luajnë me kombëtaren shqiptare. Në komunikatën për shtyp, MAS thekson se ky veprim vjen për shkak se shumica e futbollistëve të propozuar nga FSHF janë nën moshën 18-vjeç. Ndërsa në rastet tjera, MAS sqaron se nuk janë plotësuar kriteret e paraqitura siç e parashikon ligji.

Në këtë kuadër,MAS shtron çështjen e ndryshimeve ligjore që të tilla raste të mos përsëriten në të ardhmen. Duke falenderuar FSHF-në për progresin e bërë në futboll, Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se nuk mund të lejojë shkelje ligjore.

MË POSHTË REAGIMI I PLOTË I MAS

Në rastet kur Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka propozuar dhënien e shtetësisë tek Presidenti i Republikës për disa futbollistë/e, kjo ka ndodhur për arsye se bazuar në dokumentacionin e secilit prej futbollistëve të depozituar në MAS nga Federata Shqiptare e Futbollit, ka rezultuar se këta futbollistë nuk plotësonin kriteret e parashikuara në nenin 9 të Ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, si dhe në ndarjen III, pika 2 të VKM nr. 554, datë 3.7.2013 “Për përcaktimin e procedurave për njohjen ose fitimin e shtetësisë shqiptare nga personat me origjinë shqiptare, me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës”.

Pjesa më e madhe e rasteve për të cilat nuk është propozuar dhënia e shtetësisë ka qenë fakti se nuk kishin mbushur moshën 18 vjec. Në rastet e tjera, nuk janë plotësuar kriteret e paraqitura në VKM nr. 554, në ndarjen III, pika 2 (e cila parashikon rastet kur mund t’u jepet nënshtetësia).

Ministria e Arsimit dhe Sportit është e angazhuar të mbështesë politikat e Federatës Shqiptare të Futbollit, sikundër edhe të Federatave të tjera, në drejtim të përthithjes së talenteve të rinj për ekipet kombëtare, duke kërkuar madje edhe ndryshime ligjore të cilat lehtësojnë procedurat për marrien e nënshtetësisë shqiptare në rastet kur ka një interes kombëtar.

Nga ana tjetër, MAS përgëzon FSHF, Kombëtaren Shqiptare dhe gjithë komunitetin e futbollit shqiptar në tërrësi për arritjet historike në këto momente për futbollin shqiptar si dhe angazhohet të mbështesi maksimalisht me politika dhe investime konkrete në funksion të përmirësimit të cilësisë.

Prej dy vitesh MAS ka ndërtuar një kulturë të re komunikimi dhe bashkëpunimi shumë të mirë me FSHF, Federatat e tjera dhe me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit të sportit shqiptar. Likujdimi i të gjitha detyrimeve shtetërore ndaj sportistëve elitar shqiptar, hartimi i politikave strategjike dhe financimi i një vlere prej 25 milion euro në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës së sportit është shembull i seriozitetit dhe vullnetit të kësaj qeverie për të investuar maksimalisht në rindërimin e sportit shqiptar.

Por sigurisht, MAS është e detyruar të zbatojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Next Post

Si të keni buzë të trasha dhe seksi me anë të kirurgjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi i L’Espresso/ Rama një nga 7 liderët më të besuar të italianëve, “lë pas” edhe Donald Trump

Sondazhi i L’Espresso/ Rama një nga 7 liderët më të besuar të italianëve, “lë pas” edhe Donald Trump

March 6, 2026
“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

March 6, 2026
Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

March 6, 2026
Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

March 6, 2026
Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

March 6, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

March 6, 2026
Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

March 6, 2026
ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In