• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bllokimi i buxhetit të Skraparit, Financat: Lekët janë gati, kryetari i Bashkisë të mos pengojë

by Java News
01/03/2019 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas akuzave nga ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka se buxheti i bashkisë së Skraparit është bllokuar politikisht. Ministria sqaron se buxheti është gati, por më parë kryetari i bashkisë duhet që të detajimin e buxhetit të vitit 2019, sipas vendimit të Këshillit.

“I bëjmë edhe njëherë thirrje Kryetarit të Bashkisë Skrapar, për dorëzimin e detajimit të buxhetit të miratuar sipas ligjit dhe mosbërjen pengesë për ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët e kësaj bashkie” thotë ministria e Financave.

Ndërkohë që LSI-ja akuzoi se bllokimi është vendim i partisë në pushtet e cila ka për qëllim që përmes presionit të marrë votat e qytetarëve të Bashkisë Skrapar në zgjedhjet lokale 2019.

Deklarata e plotë e ministrisë së Financave
Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë e Skraparit (Ҫorovodë), Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka ndjekur nga afër ҫdo zhvillim në këtë bashki. Ministria e Financave nuk ka asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit, dhe nga të gjitha informacionet që disponon shkaktar kryesor për këtë situatë është Kryetari i Bashkisë. Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore dhe Ligjit për Financat Vendore, Këshilli i Bashkisë, Skrapar me datë 04.01.2019, ka bërë miratimin e buxhetit për vitin 2019. Në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, ky vendim është konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Berat.

Sipas pikës 2 të nenit 43 të ligjit 68, datë 27.04.2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, nëpunësi autorizues që në rastin konkret është Kryetari i Bashkisë Skrapar, duhet të dërgojë në degën e thesarit detajimin e buxheti të vitit 2019, sipas vendimit të Këshillit. Pretendimi i Kryetarit të Bashkisë, Skrapar për përdorimin e buxhetit të përkohshëm vendor për vitin 2019, 1/12 e shpenzimeve të një viti më parë është në kundërshtim me ligjin për sa kohë që këshilli i kësaj bashkie është shprehur me një vendim për miratimin e buxhetit të vitit 2019.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë, Skrapar përmes shkresës nr. 1250/1, datë 04.02.2019, të bëjë detajimin e buxhetit dhe ta dërgojë atë për zbatim në degën e thesarit Skrapar. Në vijim, MFE bënë sërish me dije se fondet janë të disponueshme në thesar dhe presin vetëm kërkesën e Kryetarit të Bashkisë për detajimin e buxhetit. Pa këtë detajim, që vetëm Kryetari i Bashkisë ka të drejtën në bazë të ligjit për ta dërguar si nëpunësi autorizues i bashkisë, thesari është në pamundësi ligjore të çeljes të fondeve. I bëjmë edhe njëherë thirrje Kryetarit të Bashkisë Skrapar, për dorëzimin e detajimit të buxhetit të miratuar sipas ligjit dhe mosbërjen pengesë për ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët e kësaj bashkie.

Në këto kushte, për krijimin e kësaj situate, bazuar në kuadrin ligjor Ministria e Brendshme si autoriteti qëndror përgjegjës për pushtetin vendor, përmes Drejtorisë së Çështjeve Vendore dhe Prefekturave ka nisur procedurat për inspektimin e të gjithë praktikës të dokumentacionit për këtë rast dhe në ditët në vijim merret një vendim për zgjidhjen. Ministria e Financave do të çeljes të fondeve menjëherë sapo të depozitohet detajim i buxhetit sipas ligjit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë siguron gjithashtu të gjithë qytetarët e vendit se ajo vepron bazuar në ligj për të gjithë shtetasit njësojë pa dallim.

 

/a.meta

Next Post
I vuri tritol biznesmenit në Tiranë, identifikohet autori 58-vjeçar

Shpërthimi me eksploziv në zonën e “Vasil Shantos”, arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In