• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…

by Lutfi Dervishi
23/12/2024 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

I njejti skenar: Opozita shpall ditën dhe orën e mosbindjes civile. Bllokohen për tre orë pesë nyje kryesore të qarkullimit në Tiranë. Objektivi: qeveri teknike. Rezutati? Bllokim i rrugeve nga shiu dhe nga trafiku i përhershëm, përplasje të vogla me policinë, frustim i shoferëve dhe tituj të zjarrtë në media.

Mosbindja civile, kur organizohet mirë dhe mbështetet nga opinioni i gjerë publik, ka shërbyer keto tre dekada si një mekanizëm i fuqishëm për ndryshim. Megjithatë, në këtë rast, duket se opozita nuk po arrin atje ku synon, seose nuk duket se ka mobilizim popullor. Shih pjesëmarrjen në protesta të këtyre ditëve në Beograd apo Gjeorgji dhe bej krahasim.

Debatet më të mëdha prej kohësh këtu kanë qenë për pjesëmarrjen në protestë.Thirrja ishte për pjesëmarrje nga gjithë Shqipëria, por bllokimi i rrugëve me një numër të vogël protestuesish nuk përçon mesazhin e forcës.

Trafiku është dhimbja e kokës për secilin nga 800 mijë njerëzit që jetojnë në Tiranë. Aq më tepër në ditët e festave të fundvitit. Në vend që të protestojë për bllokimin e rrugëve, duke bllokuar rrugët opozita rrezikon që edhe ata qe mund t’i ketë aleatë t’i kthejë në kundërshtarë.  Përsëritja e protestës pa sjellë asgjë të re, zbeh rëndësinë e saj.

Në anën tjetër, veprimet e policisë shtojnë teatralitetin e ngjarjes. Mungesa e përplasjeve thekson aspektin formal të protestës.Të dyja palët duken sikur po bëjnë “detyrën”. Mosbindje civile do të thotë që të bësh me ndërgjegje veprime në kundërshtim me ligjin dhe të përballesh me pasojat. Ndaj, kur drejtuesit e opozitës i bëjnë thirrje policisë të bëje detyrën, duhet të kenë parasysh se kjo nënkupton që ata kanë kurajon të përballen me ligjin.

Në vend të bllokimit të rrugëve që janë pothuajse të bllokuara, opozita mund të organizojë protesta më të dukshme dhe më efikase në hapësira publike. Mund të bllokojë edhe zyrat e ministrive, mund të bëjë protesta  kreative, marshime apo instalacione simbolike që mund të tërheqin vëmendjen pa e larguar dhe, mbi të gjitha, pa e inatosur publikun.

Lëvizjet e suksesshme të mosbindjes civile shpesh përfshijnë një gamë të gjerë aktorësh, studentë, punëtorë, intelektualë, artistë, etj. Pa e bërë kauzën e saj më gjithëpërfshirëse dhe të prekshme, opozita mund të shtojë numrin e protestave, por jo të protestuesve

Ka më shumë se 11 vjet që qytetarët e kanë parë se çfarë ofron qeveria. Tani është koha që opozita të ofrojë alternativë.   Kjo do të thotë një front sa më të gjerë, shmangien e konflikteve të brendshme dhe rezonancë me hallet e njerëzve.

Protestat janë një pjesë oksigjeni për çdo demokraci, por efektiviteti i tyre varet nga  të qenit në një mendje me publikun.

Rruga drejt ndryshimit nuk kalon përmes bllokimeve, por përmes ideve, bashkimit, dhe një vizioni të qartë dhe të prekshëm.

Opozita është ende në kohë për të vendosur nëse dëshiron të mbahet mend për bllokimet e saj apo për shtigjet që hap drejt një jetese me të mirë për shqiptarët.

Next Post
Berisha viziton Gjekmarkajn në spital, deputeti: Policët më morën frymën dhe…

Berisha viziton Gjekmarkajn në spital, deputeti: Policët më morën frymën dhe...

Comments 2

  1. L. Xh says:
    1 year ago

    ……dhe më në fund, shtetasi bullgar Lutfi Dervishi, ka zbritur me këmbë në tokë (jo me tik-tok) e me mënd në kokë.
    A thua vallë i kanë ardhur mëndtë ?
    Nuk mund të kuptohet Lutfiu me këto mendime, qendrime e sugjerime.
    Gjithsesi, ka kohë për tu pjekur.
    Siç duket, paska mbaruar shkollën e mesme, duke marrë DËFTESËN E PJEKURISË.

    Reply
  2. Qako Minai says:
    1 year ago

    Zen TV, nuk i paska bërë pagesën Lut Dervishit, prandaj ka ndrruar llogore e rrugë sot ky birbo katër putrosh ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse. Çfarë pritet të ndodhë sot

February 18, 2026
Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

February 18, 2026
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

February 18, 2026
Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

February 18, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

Moti për sot me kthjellime dhe vranësira mesatare, ngrica në disa prej akseve rrugore

February 18, 2026
“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In