• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Bllofi Osmani / Plot 15 rezoluta, miratuara nga PS për dënimin e gjenocidit serb, kur Berisha luftonte kundër UÇK e Meta ‘fshihej’

by Java News
19/12/2020 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani kërkoi miratimin e një rezolute për dënimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, vizita e saj po përdoret për luftë politike nga PD-LSI, por Kuvendi i Shqipërisë gjatë periudhës 1998-2001 ka miratuar 15 rezoluta dhe deklarata duke dënuar krimet e përbindshme dhe gjenocidin e Millosheviçit ndaj shqiptarëve. 

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

     Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Tiranë, kërkoi miratimin e një rezolute nga Kuvendi i Shqipërisë, për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kjo kërkesë dhe disa deklarata të tjera të zonjës Osmani, sidomos kundër projektit të Minishengenit Ballkanik, po përdoren nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta për luftën e tyre të përditshme politike. Por, dokumentet parlamentare konfirmojë se, në një kohë kur Sali Berisha sulmonte UÇK dhe e shpallte terroriste siç e quante Millosheviçi,  Kuvendi i Shqipërisë ka dënuar disa herë, përmes 15 rezolutave dhe deklaratave të njëpasnjëshme, krimet e përbindshme dhe gjenocidin e Millosheviçit ndaj shqitarëve të Kosovës.

Në 17 prill 1998, Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e socialistëve, miraton një rezolutë, përmes të cilës dënon represionin dhe dhunës së forcave ushtarake e policore serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.  Në 6 tetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar një tjetër rezolutë, ku dënonte luftën etnike të Millosheviçit në Kosovë. Në 24 dhjetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e socialistëve, ka miratuar një rezolutë të tretë, ku dënonte krimet e Millosheviçit, duke theksuar ndër të tjera se “E vetmja rrugë për ndaljen e gjenocidit, spastrimit të egër etnik dhe përhapjes së konfliktit në rajon mbetet ndërhyrja e trupave të NATO-s në Kosovë”.Në datën 28 dhjetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, miraton një tjetër rezolutë, me propozim të PS-së, në atë kohë në qeverisje, në të cilën, mes të tjerave thuhet se “Autoritetet e Beogradit vijojnë zbatimin e metodave të hapura brutale të spastrimit etnik, duke konfirmuar politikën e mohimit të plotë e sistematik të të drejtave kombëtare themelore e njerëzore të shqiptarëve të Kosovës”.

Ndërkaq, gjatë vitit 1999, rezulton se Kuvendi i Shqipërisë, ka zhvilluar disa seanca të jashtëzakonshme si dhe ka miratuar edhe 9 deklarata dhe rezoluta të tjera, për dënimin e krimeve të Serbisë në Kosovë, duke i kërkuar NATO-s të bombardonte menjëherë Serbinë, në mbështetje të UÇK, për unifikim të politikës, për rezistencë ndaj agresionit serb etj. Në 18 Janar 1999, Partia Socialiste mblodhi Kuvendin e Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme, ku miratoi një deklaratë, duke dënuar masakra e Reçakut, e cila tronditi botën dhe krimet e tjera të Millosheviçit.

Në 4 mars 1999, nën drejtimin e socialistëve, Kuvendi miratoi një tjetër deklaratë, ku kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të NATO-s për të goditur makinerinë ushtarake të Millosheviçit. Në 23 mars 1999, Kuvendi mblidhet nën drejtimin e PS sërish për çështjen e Kosovës, duke dënuar me forcë masakrat e reja të Millosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Në datë 25 mars 1999, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sërish për Kosovën, duke dënuar dhe denoncuar krimet e Millosheviçit ndaj shqiptarëve.

Kuvendi u mblodh edhe dy herë të tjera në 7 prill 1999 dhe 14 prill, ku denoncoi dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Gjithnjë nën drejtimin e PS, Kuvendi u mblodh posaçërisht për Kosovën edhe në 19 prill 1999 dhe 22 prill 1999. Në 12 maj 1999, Kuvendi mblidhet sërish për Kosovën, ku miraton një rezolutë, duke dënuar ashpër krimet monstruoze të regjimit të Milosheviçit.  “Regjimi i Milosheviçit po vazhdon me egërsinë më të madhe fushatën e spastrimit etnik, të shoqëruar me masakra të papara, ndaj popullsisë civile të pafajshme dhe të pambrojtur. Pothuajse e gjithë popullsia shqiptare e Kosovës është dëbuar nga vatrat e saj, duke u endur pyjeve, ndërsa një pjesë e konsiderueshme jashtë kufijve të Kosovës”.

Në 10 qershor 1999, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë ku përshëndet kapitullimin e Serbisë dhe dënon krimet gjatë tërheqjes nga Kosova. Në 26 qershor 1999, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë, ku dënon masakrat e Millosheviçit. Në 24 dhjetor 1999, Kuvendi miraton një tjetër rezolutë, ku kërkon rikthimin e kosovarëve në vatrat e tyre, ndërsa dënon edhe një herë krimet serbe në Kosovë.

Në 23 tetor 2000, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë, ku kërkon nxjerrjen e Millosheviçit dhe kriminelëve tjerë të akuzuar për krime kundër njerëzimit, para Gjykatës së Hagës, si dhe i kërkon Serbisë të kërkojë falje për gjenocidin. Në 1 shkurt 2001, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon sërish Serbisë të kërkojë falje për për gjenocidin në Kosovë si dhe të japë shpjegime për 3400 shqiptarë të humbur pa gjurmë. Pothuajse të gjitha deklaratat dhe rezolutat janë lexuar nga Sabri Godo, të cilin Sali Berisha e sulmonte, përmes gazetës së tij, Rilindja Demokratike.

Gjatë kohës kur Kuvendi i Shqipërisë miratonte këto rezoluta dhe deklarata, duke dënuar kimet e Millosheviçit dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, Sali Berisha, në atë kohë kryetar i PD, luftonte kundër UÇK, duke e konsideruar bandë marksiste-komuniste, njësi guerile që kopjonte Che Guevar-ën në Kubë etj., ndërsa protestonte në sheshe për të rrëzuar qeverinë socialiste. Lulzim Basha përgatitej për të punonte për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës, ku do të mblidhje ‘prova’ edhe kundër UÇK. Gjatë periudhës së miratimit të rezolutave kundër krimeve serbe në Kosovë, çuditërisht, Ilir Meta nuk figuron të ketë mbajtur asnjë qëndrim, edhe pse në atë kohë ishte pjesë e Kuvendit si deputet.

 Rezolutat në vitin 1998 për krimet e Millosheviçit në Kosovë

 Disa nga deklaratat dhe rezolutat në vitin 1999 për krimet e Millosheviçit në Kosovë  (Shqiptarja.com)
Next Post
Sherri për qiranë/ 41-vjeçari vret pronarin e stallës së derrave në Kuçovë

Vrasja e Klodian Rashës/ Flet ish-kreu i Policisë së Shtetit: Pati tentativë për ta manipuluar, SHÇBA duhet të hetojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

March 12, 2026
Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In