• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bllof apo alarm? Çfarë nënkuptojnë kërcënimet e Putinit me “kundërpërgjigje rrufe”

by Java News
01/05/2022 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bllof apo alarm? Sa i rrezikshëm është kërcënimi i Vladimir Putinit me “përgjigje të rrufeshme” në rast ndërhyrjeje në luftën e Ukrainës? Ekspertë rusë me disa shpjegime.

Nëse flet këto ditë me letonezët, shumica nuk e përjashton një sulm potencial rus kundër vendit të tyre. Letonia ndan me Rusinë një kufi të përbashkët, si edhe një të shkuar të përbashkët sovjetike, e cila këtu përcaktohet qartë si pushtim. Që nga vitet 90-të vendet balltike janë sërish të pavarura. Dhe ata duan të mbeten të pavarura. Sidomos këto kohë. Që nga agresioni rus kundër Ukrainës shumë janë të alarmuar, sidomos ata që nuk i morën seriozisht paralajmërimet e shërbimeve sekrete amerikane.

Për shumë vetë fjalët e Putinit në një takim me fuksionarë të lartë në Shën Peterburg tingëlluan alarmuese. Nëse dikush përzihet drejtpërdrejt në luftë, kërcënoi Putini, vendi do të reagojë rrufeshëm. “Ne i kemi të gjitha instrumentet për këtë”, tha kreu i Kremlinit dhe “nuk do të mburremi me to. Ne do t’i vemë në përdorim, nëse është e nevojshme. Dhe unë dua që këtë ta dinë të gjithë.” Vendimet përkatëse për këtë janë përpiluar ndërkohë.

Më shumë se vringëllima shpatash?

Po cilat saktësisht? Eksperti i pavarur ushtarak rus, Juri Fjodorov nuk e përjashton që Putini me këtë ka parasysh armët atomike, sepse kërcënimi i drejtohej vendeve, që kanë ndërkohë armë atomike, para së gjithash SHBA dhe Britania e Madhe. Në bisedë me DW, Fjodorov thotë se “Putini dhe këshilltarët e tij janë të mendimit, se Ukraina nuk mund të mundet me armët e njohura. Kremlini i sheh armët atomike si mjetin e fundit, pra ajo armë që përcakton se si përfundon lufta.” Por krahas armëve atomike, presidenti rus mund të ketë pasur ndërmend edhe raketën supersonike ruse, Zirkon, mendon Fjodorov, një raketë që sulmon objektiva në det  dhe në klasifikimin e NATO-s quhet SS-N-33. Raketa Zirkon fluturon shpejt, por jo shumë larg, 300-400 km. “Megjithatë Putini e preferon këtë raketë, dhe është shumë krenar.”

Eksperti ushtarak dyshon në efektivitetin e Zirkon. “Shpejtësia e lartë ka rëndësi për shkatërrimin e objektivave të lëvizshme në det, me qëllim që të mos largohen shumë nga pika e objektivit.” Por shumica e objektivave në tokë janë të palëvizshme, prandaj aty nuk luan ndonjë rol të madh shpejtësia. “Krahas kësaj raketa duhet që me rifutjen në atmosferën e dendur të reduktojë shpejtësinë, ndryshe ajo digjet.”

Nëse flet këto ditë me letonezët, shumica nuk e përjashton një sulm potencial rus kundër vendit të tyre. Letonia ndan me Rusinë një kufi të përbashkët, si edhe një të shkuar të përbashkët sovjetike, e cila këtu përcaktohet qartë si pushtim. Që nga vitet 90-të vendet balltike janë sërish të pavarura. Dhe ata duan të mbeten të pavarura. Sidomos këto kohë. Që nga agresioni rus kundër Ukrainës shumë janë të alarmuar, sidomos ata që nuk i morën seriozisht paralajmërimet e shërbimeve sekrete amerikane.

Për shumë vetë fjalët e Putinit në një takim me fuksionarë të lartë në Shën Peterburg tingëlluan alarmuese. Nëse dikush përzihet drejtpërdrejt në luftë, kërcënoi Putini, vendi do të reagojë rrufeshëm. “Ne i kemi të gjitha instrumentet për këtë”, tha kreu i Kremlinit dhe “nuk do të mburremi me to. Ne do t’i vemë në përdorim, nëse është e nevojshme. Dhe unë dua që këtë ta dinë të gjithë.” Vendimet përkatëse për këtë janë përpiluar ndërkohë.Reagim pas Ramsteinit

Për Andrej Kolesnikov nga ish-qendra Carnegie e Moskës (që duhej të mbyllej me urdhër të qeverisë në prill 2022) deklaratat e Putinit janë reagim pas takimit të nivelit të lartë të NATO-s në bazën amerikane,Ramstein në Gjermani. Sipas Kolesnikovit “gjithçka që ai thotë nuk ka karakter strategjik, por taktik, reaktiv dhe oportunist.” Putini mund t’i ndryshojë planet sipas gjendjes, vëren eksperti. “Nëse thuhet, se çdo gjë shkon sipas planit, nuk e di askush, se si është ky plan dhe çfarë qëllimesh ka.” Ndoshta Putini, nuk ka aspak qëllime fikse, por reagon sipas situatës. “E varet se çfarë ndodh në Perëndim dhe në front.”

Kolesnikov shikon pa dyshim tek Putini dikë “që është futur në një farë mase në një qorrsokak dhe po reagon gjithnjë e më brutalisht.” Edhe retorika e tij është bërë më brutale. “Ai nuk ka qenë ndonjëherë i gatshëm për dialog, por në situatën e tanishme, negociatat janë për të thjesht me karakter fakultativ. “Kurse eksperti rus për çështjet e politikës, Abas Galjamov nuk u jep shumë rëndësi fjalëve të Putinit dhe i quan ato propagandë e pastër.

Ai e krahason Putinin me një tigër. “Të gjithë e kanë kuptuar, se tigri është prej letre. Ai duhet t’ua tregojë të gjithëve, që nuk është kështu, por nuk mund të bëjë gjë, prandaj i mbeten vetëm fjalët, që kërkojnë të bindin të tjerët, se kreu i Kremlinit është ende i fortë. Galjanov konstaton: “Kemi faktet; Rusia ka sulmuar, ka krime lufte dhe një mbrojtje heroike të ukrainasve.” Për politikanët perëndimorë janë këto fakte vendimtare për vendimet e tyre, sipas Galjanov, i cili nuk beson, se pas kërcënimit të Putinit, tani perëndimi “do të ecë në një drejtim tërësisht tjetër.”/DW

Next Post
Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar/ Pritet publikimi i emrave fitues

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar/ Pritet publikimi i emrave fitues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

February 25, 2026
Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In