Pas takimit që zhvilloi me delegacionin shqiptar që kryesohej nga kryediplomatja Olta Xhaçka, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar përmes një postimi në Twitter.
Teksa thotë se u festua dialogu strategjik i suksesshëm SHBA-Shqipëri, Sekretari Blinken shton se mes diplomatëve të dy vendeve u diskutua për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë.
Në fund të postimit, Blinken thotë se SHBA qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, të cilën e cilëson një aleate prej kohësh.
“Kënaqësi të shikoja miken time Olta Xhaçka dhe të festonim një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Në takimin në Departamentin e Shtetit të dyja palët rikonfirmuan partneritetin strategjik dhe angazhohen për të vijuar bashkëpunimin me interes të përbashkët në fusha si: mbrojtja, siguria kibernetike, energjia, transporti apo tregtia. Garanci që u konfirmua edhe nga Xhaçka dhe Blinken pas përfundimit të këtij dialogu.
/a.r